Në Gjirokastër po mbahen përgatitjet e fundit për edicionin e dytë të Festivalit “Kadri Roshi”, ku do të prezantohen trupa teatrore nga Shqipëria dhe trojet shqiptare. Ajo pritet të jetë një javë intensive teatrore që do të sjellë shumë risi këtë vit përfshi edhe debutimin në skena të hapura dhe në rrugë.

Ngjarja duket se po ndryshon edhe vetë profilin e teatrit profesionist të Gjirokastrës, i cili ka jetuar dekada të tëra tkurrjeje.

Drejtori i teatrit, Kudret Aliko, solli më shumë detaje në lidhjen direkte me edicionin informativ të orës 12:00, në Top Channel.

Top Channel