Në foto: Viktima Indrit Çelaj dhe dy vëllezërit në kërkim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Kusin, i arrestuar pak ditë më parë. Kusi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i Kusit ndodhi më shumë se një muaj pasi në shtëpi, në fshatin Allgjatë, iu gjet një armë kallashnikov.

Lulzim Kusi është xhaxhai i vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e Indrit Çelajt, më 22 gusht të këtij viti. Policia kishte dyshime se të arratisurit fshiheshin në banesën e xhaxhait të tyre dhe nisën kërkimet.

Griseldo dhe Albano Kusi vijojnë të jenë ende në arrati.

Top Channel