Shtyhet me të paktën dy muaj vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Gjykata Speciale: Absolutisht e nevojshme
06/05 09:56
Përfaqësuesit e Listës Serbe do të takohen sonte në Beograd me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.
Megjithëse e gjithë agjenda e Medvedivit është bërë publike, takimi me serbet e Listës Serbe nuk është paralajmëruar.
Në shtator të vitit 2017, Goran Rakiq si kryetar i Listës Serbe pati nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Moskë me Sergek Zeleznjakun e “Rusisë së Bashkuar”.
Përndryshe, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo listë ka marrë 52.620 vota ose 6,61 përqind, megjithatë si gjatë fushatës ashtu edhe pas zgjedhjeve, Lista Serbe është kritikuar si nga serbët e Kosovës, ashtu edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar se ka bërë presione, kërcënime e shantazhe te serbët në vendin tonë.

Top Channel