Interi i përgjigjet fitores së Juventusit ndaj Bolonjës duke i qëndruar shumë pranë Zonjës së Vjetër në klasifikimin e Serisë A.

Para pak minutave, skuadra zikaltër fitoi në fushën e Sasuolos me rezultatin 4-3 duke rrezikuar jo pak në minutat e fundit dhe tani është në kuotën e 21 pikëve, 1 më pak se bardhezinjtë.

Pjesa e parë u mbyll 3-1 për Interin me Martinez që shënoi golin e parë, ndërkohë që Romelu Lukaku shënoi dy të tjerë, njëri prej të cilëve me 11 metërsh, ndërkohë që mes tyre qëndron goli i barazimit të përkohshëm i Berardit për Sassuolon.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez me penallti çoi shifrat në 4-1, ndërsa Sasuolo me Xhuricic shkurtoi diferencën në 4-2. Pas vetëm pak minutash Boga’ shënoi golin e tretë për Sassuolon duke trembur Interin për pjesën e mbetur të sfidës, por zikaltrit arritën të administronin rezultatin duke dalë nga fusha e lojës me 3 pikë.

Top Channel