Bayerni nuk arrin dot të marrë maksimumin në fushën e Augsburgut nga e cila u largua me barazimin 2-2.

Richter kaloi Augsburgun në avantazhin që në minutën e parë të ndeshjes, por Bayerni përmbysi gjithçka duke shënuar me Levandowskin në minutën e 13 dhe me Gnabry në të 49.

U duk se skuadra e Kovaç do merrte 3 pikët e kësaj sfide por në minutën e 92 Augsburg barazoi rezultatin me Finnbogasson.

Nuk gaboi Borussia e Dortmundit që mposhti kryesuesit e Monchengladbahut 1-0 falë golit të Marko Reus duke bërë që situata në renditje të jetë shumë interesante pasi skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Top Channel