Shkurte Fejza këndon këngë për Adem Jasharin në studion e “Shiko Kush LUAN” dhe tregon dëshirën më të madhe për vajzën e saj

19/10/2019 22:01

Një nga këngëtaret më të dashura të Kosovës Shkurte Fejza, ishte e ftuara e radhës në “Shiko Kush LUAN” sëbashku me vajzën e saj Gresa Behluli.

Ashtu siç pritej zeri i saj do të duartrokitej shumë nga publiku por një improvizim me kërkesë të moderatores Luana Vjollca, përcolli tjetēr emocion.

Shkurte i meritonte tërësisht pikët për skuadrën e saj pasi performoi këngën për Adem Jasharin. Në studion e “Shiko Kush LUAN” veç argëtimit përcillet shpesh fryma e patriotizmit duke treguar bindshëm që Kosova dhe Shqipëria janë një.

Një tjetër moment që na zbuloi një dëshirë të Shkurtes ishte përballja me vajzën e saj Gresa Behluli në një sfidë. Veç gjërave që pëlqejnë e nuk pëlqejnë, ato treguan se Gresa ka në planet e afërta një fëmijë dhe Shkurte mezi po pret të bëhet gjyshe.

Top Channel