Bashkëpuntorë në “Për’puthen”, Heidi Baci flet për raportin me Drini Zeqon

02/11/2026 18:12

Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me opinionistin e “Për’puthen”, Drini Zeqo, duke komentuar edhe thashethemet për një raport të mundshëm mes tyre.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, Heidi u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Drinin, për të cilin tha se ka shumë konsideratë dhe dashuri.

Gjatë bisedës, ajo zbuloi edhe një moment interesant mes tyre, kur e kishte pyetur nëse besonte te dashuria me shikim të parë. Sipas Heidit, Drini e kishte parë atë dhe ishte përgjigjur: “Po”.

Ajo theksoi se mes tyre ekziston një raport miqësor shumë i lirshëm dhe se ndihen mjaft komodë me njëri-tjetrin. Heidi foli gjithashtu edhe për marrëdhënien me Erjolën, duke e cilësuar atë si një mike dhe kolege shumë të mirë.

“Drinin e kam shumë xhan, kam një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi shumë të lirshëm me njëri-tjetrin. Edhe me Erjolën jemi miq dhe kolegë shumë të mirë. I dua të dy, edhe Drinin, edhe Erjolën”, u shpreh Heidi.

Top Channel