Hapet muzeu me dokumente që u ngrit me paratë e pensionit të Simon Vrushos

20/10/2019 12:40

Një vit gjysmë më parë me iniciativën e tij profesor Simon Vrusho hapi muzeun “Solomon“. Kjo nisme u vu në jetë pas një pune këmbëngulëse nga ana e tij për më shume se 30 vite, duke investuar aty të ardhurat nga pensioni i tij dhe bashkëshortes.

Në muze janë vendosur foto dhe fakte të mbledhura nga profesor simoni nga familjet beratase të cilët kanë ndihmuar hebrenjtë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ai ndërroi jetë vetëm një muaj pas hapjes së muzeut, ndërsa bashkshortja e tij Angjelina Vrusho vendosi ta mbante hapur këtë muze ajo duke përmbushur amanetin e tij .“Tek këmbët e mia fle një muze mos e lër të shuhet”, i tha ai asaj para se të ndërronte jetë.

Angjelina nje mësuese në pension përshkon çdo ditë disa km rrugë për të hapur muzeun. Ajo thotë se nuk mund të linte që mundi i Simonit të shkonte dëm.

“Ishte shuë e shkurtër jeta e tij pas hapjes së muzeut ndaj shpesh më thoshte mos e lërë të shuhet këtë muze është histori e mbledhur dhe projektuar nga ne të dy lodhje mundimi që kemi bërë bashkë.

Kështu vendosa ta mbaj hapur muzeun, por ne kishim më shumë foto fakte kishim më shumë stenda dhe ambjenti ku ishim më parë ishte tepër i vogël dhe vendosa të ndëroj ambjentin. Hapa këtë muze jo vetëm duke çuar amnetin në vend, por ishte edhe dëshirë e imja”- tha Angjelina.

Angjelina tregon me detaje çdo stendë të muzeut, madje duke ua shpjeguar edhe vizitorëve të huaj megjithëse nuk e zotëron mirë gjuhën e huaj. Muzeu qëndron i hapur në lagjen muzeale “Kala” ku vizitore të shumtë ndjekin me kuriozitet çdo stende e foto, duke shprehur në mjaft raste habinë që një qytet kaq i vogël të mbronte jo pak, por 601 hebre.

Faktet në muze tregojnë për familjet beratase që strehuan në shtëpitë e tyre hebrenjtë. Angjelina u bën thirrje familjeve të tjera beratase që ende ruajnë sende të hebrenjëve që kanë mbrotjur dikur t’i sjellin në muze për ta pasuruar atë.

Top Channel