Dikur student i nënvlerësuar sot themelues i firmave të famshme të modës, biografia që rrëfen suksesin e miliarderit Bernard Arnault 14/06 11:05
Rreth orës 12:00 ka mbërritur në selinë blu Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Norman është duke zhvilluar aktualisht takimin me kryedemokratin Lulzim Basha.
Ky takim vjen vetëm pak minuta pasi Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme, si reagim ndaj mos hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Kryeopozitari kërkoi sot nga kryeministri Edi Rama që të ndjekë shembullin e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut dhe duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, t’i kthejë mandatin popullit.

Top Channel