Për momentin kur BE-ja është përballur me pasojat e vendimit tragjik të mos japë dritë të gjelbër për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut,

Greqia duket se mungon plotësisht nga ngjarjet në fqinjësinë e saj, ka shkruar në mëngjesin e sotëm në Fejsbuk lideri i Syrizës dhe ish kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras, duke e komentuar pozicionin e Qeverisë aktuale greke dhe duke dërguar kritika për pasivitet dhe rolin e statistit në rajon.

“Në takimin në Këshillin Evropian, (kryeministri grek) në heshtje i ka ndjekur Danimarkën dhe Holandën të negociojnë për të ardhmen e Ballkanit. Dhe tani në mënyrë të pakëndshme e ndjek Italinë, e cila propozon që përsëri të fillojë dialogu inkuadrues në nëntor. Jam i sigurt, sa edhe publikisht ta thotë tejet kontradiktor se duhet ta respektojmë marrëveshjen e dëmshme, njëkohësisht do të lutet në vendin fqinj të mos firojnë sërish nacionalistët dhe ta kundërshtojnë, mes tjerash Marrëveshjen ‘e turpshme’ të Prespës. Me këto punë, Greqia për fat të keq kthehet në rolin e statistit në rajonin e Ballkanit. Greqia e vogël e cila i ndjek nismat e të tretëve”, ka shkruar Cipras në Facebookk.

Ish-kryeministri grek shton se politika e jashtme nuk udhëhiqet nën frikë nga korrelacionet e brendshme partiake.

Top Channel