Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Turqia ka nisur një sulm të gjerë në veri të Sirisë, ku raportohet për qindra të vdekur që, sipas Ankarasë, janë “terroristë kurdë”. Nga luftimet në Siri janë publikuar edhe shumë pamje rrënqethëse, që tregojnë pasojat me të cilat po përballen njerëzit që banojnë në ato zona.
Por, Turqia pretendon se shumë prej fotove që publikohen në rrjetet sociale janë qëllimisht të manipuluara nga kurdët, për të dëmtuar operacionin e saj ushtarak.
Media shtetërore turke, Anadolu Agency (AA) ka publikuar disa foto, të cilat edhe pse janë shkrepur vite më parë në zona dhe situata të ndryshme, sot, sipas saj, po paraqiten si të ishin bërë në luftimet që po zhvillohen në Siri.
Top Channel