Griezmann: Ndeshja ndaj Eibar, performanca ime më e mirë

21/10/2019 10:56

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka thënë se përformanca e tij me e mirë ka qenë në ndeshjen ndaj Eibar.

Barcelona në ndeshjen e fundit mposhti Eibar me rezultat 3-0 dhe arriti të bëhet lider i La Ligas. Francezi ka thënë se ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë, por do të këtë ditë të tjera ende më të mira.

“Është ndeshja ime më e mirë, por jam në nivelin e njëjtë. Punoj me bashkëlojtarët në mënyrë që t’ia dalim sa më mirë. Do të këtë ditë më të mira, pasi sapo kam filluar. Duhet të kuptohemi ende më mirë, por kjo do të arrihet me kohë”, deklaroi ai.

Barcelona për momentin është lider i grupit me 19 pikë, një më shumë se Reali, klub me të cilin duhej të luanin këtë vikend, por për shkaqe sigurie ndeshja është shtyrë.

Top Channel