Sulmuesi i Manchester United, Marcos Rashford, nuk është kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Liverpoolit.

Rashford shënoi golin e parë në ndeshje, por në minutën e 85-të, Lallana barazoi shifrat, duke bërë që kampioni i Evropës të arrijë të fitojë një pikë. Anglezi nuk ka qenë i lumtur me vetëm një pikë të fituar, pasi beson që kanë pasur shumë mundësi për t’i fituar të tria pikët.

“Mendoj që i merituam tri pikë dhe mund të them se luajtëm mirë. Liverpooli nuk e meritoi barazimin e aq më pak fitoren. E shoh ndeshjen si dy pikë të humbura për ne, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, deklaroi ai.

“Djajtë e Kuq” janë në vendin e 13-të me 10 pikë, 15 pikë mbrapa “Reds”, të cilët mbesin liderë të grupit.

Top Channel