Kurti paralajmëron rikthimin e Blakajt si kryeprokuror, thotë se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness

21/10/2019 13:33

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë për gazetën britanike se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness, i cili do të bëhej njeriu më i famshëm në vend dhe do të udhëhiqte një proces të drejt në drejtësi.

“Ne duhet të prodhojmë Eliot Nessin tonë, dhe ai duhet të bëhet njeriu më i famshëm në vend..Jemi gati 200 prokurorë, por disa prej tyre nuk kanë njohuri e disa nuk kanë guxim, por disa të tjerë s’i kanë asnjërën. Ata duhet të çlirohen nga shteti”, tha Kurti për “The Guardian”.

Por,ju do të pyesni se kush është Eliot Ness?

Gjatë viteve të 20’ dhe 30’,periudha e “depresionit” të madh ekonomik të shekullit të kaluar, në Çikago sundonte All Kapone dhe grupi i tij mafioz, i cili ishte i pandalshëm, i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Ky grup sfidohej vetëm nga Eliot Ness, njeriu i cili dëshironte rend dhe ligj, i cili do duhej të respektohej nga e gjithë shoqëria, e sidomos nga grupi famëkeq i ashtuquajtur i All Kapones.

Eliot Ness luftonte ndaj këtij “përbindëshi”, i cili kishte marrë përmasa në secilën pore të segmenteve të jetës shoqërore.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness të saj, i cili do të udhëhiqte një proces të drejt në drejtësi.

Top Channel