Kurti kritika Macron: Evropa është shumë e rëndësishme, nuk mund të drejtohet nga një person i vetëm

21/10/2019 14:16

“Bashkimi Evropian u formua si përgjigje ndaj fashizmit, por tani po vrapon e frikësuar përballë populizmit dhe fashizmit”. Ky është qëndrimi që Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve në Kosovë, ka mbajtur gjatë një interviste me britaniken ‘The Guardian’, mbi vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kurti ka theksuar se ky vendim zvogëlon shanset për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke kritikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kurti ka thënë: “Nuk mund të thuash se fillimisht na duhet reforma në brendshme në BE dhe më pas procesi i zgjerimin – ato shkojnë paralelisht. Evropa është një projekt ka i rëndësishëm historik sa që asnjë njeri i vetëm nuk mund të jetë autori apo udhëheqësi i saj. E kemi parë se kur Jean-Claude Juncker tha se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, situata në Ballkan u përkeqësua”, është shprehur Kurti.

Kurti ka deklaruar gjithashtu se BE dhe Ballkani janë të rëndësishme për njëra-tjetrën, dhe Parisi me Berlinin duhet ta dinë mirë këtë.

  Kurti paralajmëron rikthimin e Blakajt si kryeprokuror, thotë se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness

Top Channel