Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel ku u diskutua për kthimin e mundshëm të Alvin Berishës dhe fëmijëve të tjerë që kanë mbetur në kampet në Siri.

Teologu i njohur Elvis Naçi bëri një krahasim të punës së bërë nga Kosova dhe Shqipëria për riatdhesimin e shtetasve të ngelur në Siri.

Kosova ka bërë gabime në fillim por ka bërë punë më të mirë, dhe ka pasur më rezultat se Shqipëria. Edhe Shqipëria ka bërë punë por deri tani nuk ka pasur sukses. Duhet thënë troç gjithçka, duhet bërë më shumë- tha Elvis Naçi duke iu drejtuar zv-ministres Kuka.

Më herët teologu i njohur në Open tha se falë punës së teologëve është bërë e mundur që numri i shqiptarëve që shkuan në Siri dhe iu bashkuan ISIS-it nuk është aq i lartë sa në vendet e tjera.

Sa është numri? Keni ndonjë shifër të saktë?- e pyeti Naçin, Eni Vasili.

Po, besoj se 130 persona- kanë shkuar në Siri.

Shifrën e përafërt të thënë nga teologu Naçi e konfirmoi edhe zv-ministrja e brendshme Kuka e cila tha se numri i shqiptarëve që kanë shkuar në Siri është 140.

Top Channel