“Topi i Artë” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm për një futbollist në aspektin personal. Prestigjiozja franceze “France Futboll” ka zbuluar ditën e sotme listën me 15 emrat e parë të nominuar nga 30 kandidatë që do publikohen për fitimin e këtij çmimi.

Në këtë listë nuk mungojnë edhe emrat surprizë, ku mund të përmendim Van de Beek, Tadic, De Jong apo Hugo Loris.

Ja lista e plotë e emrave të nominuar: Donny Van De Beek, Alisson, Kylian Mbappe, Trent Alexsander-Arnold, Pierrre-Emereick Abumayang, Marc Andre-ter Stegen, Sadio Mane, Sergio Agüero, Frenkie De Jong, Hugo Loris, Dusan Tadic, Cristiano Ronaldo, Matthijas de Ligt, Karim Benzema, Geriginio Wijnaldum.

 

Top Channel