E premte, 14 Shkurt 2020
11:05
SHBA-ja zgjeron akuzat kundër Huaweit

Shtetet e Bashkuara zgjeruan padinë kundër gjigantit kinez të telekomit, Huawei, duke e akuzuar atë për një plan, “të vjetër me dekada”, për të vjedhur teknologji nga firmat amerikane.

11:02
Rakitic: Dua të luaj me Ronaldon

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic pranon se do të dëshironte të luante me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

10:58
S’ka paqe! Koronavirusi zhvendoset në Korenë e Veriut, vendi gjendet i papërgatitur

Mediat e huaja raportojnë se epidemia vdekjeprurëse koronavirus, është përhapur edhe në Korenë e Veriut, por vendi komunist nuk është i përgatitur për ta parandaluar atë.

10:54
“Është e detyrueshme të biesh në dashuri”, dhurata e veçantë e kryebashkiakut për Shën Valentinin

Një shenjë rrugore kushtuar të gjithë të dashuruarëve, u vendos përgjatë pamjes së Rignano Garganico, një fshat rrëzë malit të Shenjtë të quajtur “Ballkoni i Puglia”.

10:50
Juventus planifikon transferimin e Willian

Juventus është duke planifikuar ta transferojë sulmuesin brazilian të Chelseat, Willian.

10:47
Shën Valentini, kush është femra fatlume e “naltmadhnisë” Kujtim Gjuzi

Mëngjesi i 14 Shkurtit, ditës së të dashuruarve e gjeti deputetin Kujtim Gjuzi në një dyqan lulesh në Rrugën e Elbasanit.

10:44
Gara për drejtuesin e BKH-së, komisioni përzgjedh jo 6 por 8 kandidatë

Pas përfundimit të vlerësimit në testin e aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte, Komisioni për Drejtorin e BKH-së ka përzgjedhur jo 6 por 8 kandidatë për të vazhduar më tej.

10:40
Antarktida thyen rekord! Termometri shënon temperaturën më të lartë

Në Antarktidë temperaturat kanë thyer rekord, duke tejkaluar për herë të parë 20 gradë Celsius.

10:38
Idetë që do ju ndihmojnë ta festoni sot Shën Valentinin në mënyrë perfekte

Dita e Shën Valentinit mund të jetë stresuese për të gjitha palët e përfshira. Pavarësisht se sa kohë jeni bashkë, nga dashuria e re në një flakë që digjet mirë, organizimi perfekte për 14 shkurt nuk është e lehtë.

10:26
Foto/ Modele jo siç jemi mësuar të shohim …

Revista amerikane “Turks & Caicos”, ka vendosur t’i reklamojë ndryshe modelet e reja të rroba të banjove për sezonin e 2020.

10:17
“Një tjetër moment historik!”/ Nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon Thaçi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet, ka reaguar presidenti Hashim Thaçi.

10:12
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për autostradën dhe hekurudhën

Në Munih u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

10:09
“Pritini flokët djalit ose do ta përjashtojmë”/ Shkolla fillore, ultimatum prindërve

Një shkollë fillore i ka dhënë ultimatum një familjeje nga ishujt Cook, pasi ata refuzuan t’i pritnin flokët djalit të tyre 5-vjeçar, me argumentin se kjo gjë është një traditë kulturore e tyre.

10:06
Po hynte në market të vidhte me armë, prangoset 20-vjeçari në Kamzë

Vjedhja me armë e një marketi është parandaluar në kohë në Kamzë, nga ku është kapur në flagrancë një 20-vjeçar.

10:04
Video/ Gazetarja qesh me lot kur lexon lajmin për rritjen e pensioneve!

Një prezantuese e televizionit shtetëror rus “ndezi” internetin pasi u shfaq duke qeshur, teksa po përpiqej të informonte shikuesit në lidhje me rritjen e re të pensioneve që qeveria kishte bërë kundrejt njerëzve me nevoja sociale.

10:00
Ç’duhet të dini për festën e Shën Valentin-it

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin.

09:57
Kishin takimin e tyre të parë, por përfunduan duke grabitur një bankë

Për një grua nga Massachusetts, Amerikë, takimi i saj i parë me një mashkull iu ktheu në një ditë “ferri”, pasi ai i sugjeroi të bënte shoferen gjatë një grabitjeje banke.

09:49
Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Mynihut

Rreth 35 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, liderë ushtarakë dhe diplomatë do të ndjekin Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila nis sot, në një kohë të tensioneve të larta midis aleatëve dhe konflikteve të përgjakshme gjetkë.

09:47
OBSH: Nuk ka ndryshime në ashpërsinë e koronavirusit

Rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

09:41
Pioli: Krenar për skuadrën, ja pse nuk duhej dhënë penalltia

Pas 45 minutave perfekte në derbin e të dielës përballë Interit, Milani i Piolit dominoi për më tepër se 70 minuta edhe në sfidën e Kupës së Italisë përballë Juventusit mbrëmjen e djeshme, por në fund nuk shkoi më shumë se një barazim.

09:35
Shqipëria “thyen” rregullat, NATO zbarkon në Tiranë pas propozimit të Ministres Olta Xhaçka

NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes , duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon.

09:28
Pas takimit me delegacionin e Venecias, Basha: Vendi është në një kolaps total!

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Venecias me opozitën-jashtëparlamentare.

09:23
Spahn: Korona mbetet rrezik global

Infeksionet me virusin e Koronës në BE janë të pakta. Epidemia në Kinë mund të kthehet megjithatë në epidemi botërore, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në një intervistë me DW.

09:13
Shpërndante lëndë narkotike, policia arreston 41-vjeçarin dhe i sekuestron automjetin

Një 41-vjeçar është vënë nën pranga nga policia e Elbasanit, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

09:07
Prokurori amerikan: Postimet e Trumpit ma bëjnë të pamundur punën

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha se presidenti Donald Trump, e nënvlerëson atë me postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”.

09:05
Festa e “Shën Valentinit”/ Një popull që dhuron lule! Ja sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat…

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, “Shën Valentin-it”. Burrat shqiptarë po blejnë gjithnjë e më shumë buqeta me lule si dhuratë për Shën Valentin. Sipas INSTAT, në Shqipëri po importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013.

08:59
Rakitic luan me Messin, por thotë se do t’i pëlqente të luante me Ronaldon

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, e ka pranuar se atij do t’i kishte pëlqyer të luante me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Camp Nou.

08:55
Federata e Basketbollit të Kosovës prezanton përzgjedhësin e Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ost mban konferencë, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.

08:51
Koronavirusi në Kinë/ Shkon në 1.383 numri i viktimave, më tepër se 64.000 persona të infektuar

Rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht shtimit qe pati në provincën Hubei, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), raporton BBC.

08:40
Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Basha takim me delegacionin e Komisionit të Venecias

Siç dhe ishte parashikuar, ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, në ambientet e hotel Rogner, Kryetari Basha po zhvillon një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

08:33
Theo Hernandez në “kthetrat” e modeles së njohur

Zbulohet vajza që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën mbrojtësit të Milanit, Theo Fernandez.

08:28
Hernadez me të kuqe, Juventusi barazon “in extremis” në “San Siro”

Përfundoi në barazim 1-1 sfida e vajtjes gjysmëfinale e Kupës së Italisë e zhvilluar mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro”, duke lënë gjithçka të hapur në takimit e kthimit, ku sigurisht bardhezinjtë mbeten të favorizuar.

08:21
Si të jetoni shëndetshëm në 8 hapa të thjeshtë

Ruajtja e shëndetit është një punë që zgjat gjithë jetën.

08:19
Presidenti Meta vjen me një mesazh të veçantë në festën e “Shën Valentinit”

Në këtë ditë feste për të gjithë të dashuruarit që festojnë “Shën Valentinin”, një urim i veçantë vjen nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.

08:08
Marrëveshja për hekurudhat Beograd-Fushë Kosovë

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore ishte dialogu, por ka edhe një marrëveshje.

08:06
Senati kufizon fuqitë ushtarake të Trumpit kundër Iranit

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e kufizon autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur operacione ushtarake kundër Iranit.

08:03
Revolucion teknologjik, takohen bashkë të gjallët më të vdekurit

Nuk ka dhimbje më të madhe në botë se sa humbja e një personi të dashur, përfshirë fëmijën, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vogëlushe të mahnitshme 7 vjeçare, e quajtur Nayeon, që humbi jetën pas një sëmundjeje të pa kurueshme.

07:56
Sot pritet të nënshkruhen Letrat e shprehjes së interesit për hekurudha dhe autostrada

Letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letra e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në pritet të nënshkruhen paraditen e sotme, para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

07:50
Plane për Shën Valentin? Njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

E enjte, 13 Shkurt 2020
23:05
Video/ Ngjarje si në filma, polici tërhiqet zvarrë 500 metra me motor nga tre të rinj

Një video shokuese ku një polic është duke u tërhequr zvarrë nga tre të rinj që udhëtonin me një motoçikletë po bëhet virale në internet.

23:01
Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Punëtorët në Spanjë kanë filluar të shqetësohen së tepërmi, pasi mësuan se koha e shpenzuar prej tyre për kafe dhe cigare gjatë orarit të punës, do të zbritet nga rroga mujore.

22:57
Foshnja “zhduket” në barkun e nënës, mjekët akoma nuk kanë një përgjigje për këtë fenomen

KisLevonia Givens, 28 vjeçe nga Louisiana e SHBA-ve, përjetoi një dhimbje të madhe kur mjekët zbuluan se një nga dy binjakët që do të sillte në jetë, kishte vdekur, kur ajo ishte ende në javën e 13 të shtatëzanisë.

22:51
Rrëmbyer nga interneti, i zbrazur nga energjia, i ndotur nga injoranca/ Nevoja për të krijuar një marrëdhënie të re me veten dhe mjedisin

“Ne nuk duhet ta lejojmë ndërgjegjen tonë që të vidhet! Ne e përdorim internetin për gjërat që na nevojiten, por le të mos mashtrohemi përtej një niveli të caktuar. Uebi mund të ushtrojë një lloj rrëmbimi të vetëdijes. Ne bëhemi të vetëdijshëm dhe nuk largohemi nga vetja jonë”.

22:44
Amsterdami gati të ndalojë shitjen e hashashit dhe punonjëset e seksit, për të frenuar fluksin e turistëve

Amsterdami po mendon seriozisht që të parandalojë numrin tejet të lartë të turistëve. Ka qenë kryebashkiakja e Amstredamit Femke Hasema e cila ka kërkuar të fitojë mbështetje politike për “pastrimin” e zonës të njohur ndryshe si “Dritat e kuqe”  pasi sipas politikanëve të zonës është e mbipopulluar nga turistët.  

22:43
Lihet pa ngrënë për 4 ditë, ndërron jetë e paraburgosura

Pamje rrënqethëse janë bërë publike nga policia amerikane ditët e fundit. Në të shihet nëna e pesë fëmijëve në orët e fundit të jetës së saj. Pothuajse tërësisht nudo, 43 vjeçarja Damaris Rodrigues, kishte katër ditë që po qëndronte në qeli.

22:37
Ku janë karantinat? Gazetarja përplaset me doktoreshën në Open

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes gazetares Alma Demiraj dhe Eugena Tominit, Shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

22:35
​Krasniqi: Transmetimi i videoklipit të Pagarushës në Kuvend paraqet shkelje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar si shkarje dhe gabim të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani transmetimin e videoklipit të këngëtares së ndjerë, Nexhmie Pagarusha në sallën e Kuvendit të Kosovës.

22:23
Bombula e gazit merr flakë, pëson djegie 62 vjeçari teksa tentonte ta fikte

Një 62 vjeçar ka pësuar djegie pasi ka tentuar që të shuajë bombulën e gazit që ishte përfshirë nga flakët.

22:17
Tragjike/ Vajza 6 vjeçare që ishte rrëmbyer gjendet e vdekur

Lajmi i humbjes së 6 vjeçares Faye Swetlik tronditi të gjithë Amerikën. Faye u raportua se kishte humbur nga prindërit e saj, pasi gjatë orëve të pasdites ishte duke luajtur përpara  ambienteve të shtëpisë në provincën Cayce, në rajonin e Karolin-ës së jugut.

22:11
Meta merr pjesë në Festën Kombëtare të Serbisë në Tiranë: Prishtina e Beogradi të zgjidhin problemet historike

Ilir Meta këtë të enjte ka  marrë pjesë në festën Kombëtare të Serbisë në Tiranë e organizuar nga ambasada serbe

21:54
Koronavirusi, Shtëpia e Bardhë “e zhgënjyer” me mungesën e transparencës nga Kina

Shtetet e Bashkuara thanë sonte se ndjehen të zhgënjyera me mungesën e transparencës nga autoritetet kineze për krizën e koronavirusit.

21:54
Gazetarja ‘lë nam’ qesh me lot teksa njoftonte rritjen e pensioneve

Një prezantuese e televizionit shtetëror rus “ndezi” internetin pasi u shfaq duke qeshur, teksa po përpiqej të informonte shikuesit në lidhje me rritjen e re të pensioneve që qeveria kishte bërë kundrejt njerëzve me nevoja sociale.

21:51
Basha takon ambasadorin e Italisë në Tiranë: Të forcojmë bashkëpunimin

 Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar mbrëmjen e sotme në Tiranë ambasadorin e ri italian Fabrizio Bucci.

21:48
‘Nuk matet temperatura në Rinas’, doktoresha debaton me gazetaren në Open

Najada Çomo, Shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT foli në Open në Top Channel për masat që po merr vendi jonë nga koronavirusi.

21:47
Momentet tmerruese kur peshkaqeni kokë-çekiç shqyen viktimën në sulmin brutal (video)

Një fotograf i botës së egër ka kapur në kamera në fundjavë një sulm brutal peshkaqeni. Michael Patrick O’Neill po xhironte me dron një video të emigrimit të përvitshëm të peshkaqenëve relativisht të vegjël Blacktip deri në momentin kur një peshkaqen gjigant kokë-çekiç sulmoi grupin.

21:33
Shqiptarja flet në Open: Ja çfarë po ndodh në Kinë

Brikena Vokopola e cila punon si redaktore dhe kërkuese në një kompani teknologjike foli në Open në Top Channel në një lidhje skype nga Pekini.

21:27
‘Trembet’ Inter, Reali vendos të paguajë klauzolën e lojtarit

Në përpjekjen për të zgjidhur çështjen e mungesës së golit në ndeshje të caktuara, Real Madridi planifikon të paguajë klauzolën e Lautaro Martínezit, sulmuesit argjentinas të Interit, gjatë muajit korrik.

21:25
Ministri Reka takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, me të cilët ka diskutuar lidhur me aspiratat euro-atlantike të Kosovës si pjesë e rajonit.

21:22
Lufta e grave të futbollistëve; Rebekah Vardy në betejë ligjore me Coleen Rooney

Një skandal i fundit i grave të futbollistëve të famshëm është ndezur në Angli teksa Rebekah Vardy e sulmuesit Jamie Vardy i Leicester City ka paditur për shpifje gruan e Wayne Rooney, Coleen dhe se ka hakeruar llogarinë e saj ne Instagram për të nxjerrë lajme të rreme në shtyp.

21:22
Fiks Fare/ Pikë bastesh brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit, të cilët pasi dalin për xhiro në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mund të bëjnë të njëjta aktivitete si në liri. Megjithëse pas datës 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për ndalimin e basteve sportive në të gjithë Shqipërinë, në këtë burg mund të luash në liri të plotë.

21:12
Theo Hernandez në “kthetrat” e modeles së njohur

Zbulohet vajza që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën mbrojtësit të Milanit, Theo Fernandez.

20:47
Vuçiç takohet me Grenell: Urgjente që tarifa të hiqet dhe që bisedimet me Prishtinën të rinisin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

20:44
Prindërit vrasin të bijën “për çështje nderi”, i çon në burg shoqja e motrës së viktimës

Një e re ka treguar së fundmi sesi ndihmoi në burgosjen e prindërve të shoqes së saj të ngushtë, pasi ata vranë vranë vajzën e tyre 16 vjeçare për një nga të ashtuquajturat “çështje nderi”.

20:43
Britani/ Dhjetëra persona që dyshoheshin për koronavirus lejohen të dalin nga karantina

Dhjetëra persona që po qëndronin në karantinë për dy javë për shkak të frikës së koronavirusit kanë marrë lajmin e mirë se mund të shkojnë në shtëpi.

20:31
Panik në Londër/ E prekura nga COVID-19 merr taksinë dhe shkon në spital: Jam me koronavirus

Personi i parë që konfirmoi vetë se kishte koronavirus në Londër  përdori një taksi “Uber” për ta çuar  në spital. Sipas mediave britanike rasti në fjalë ka ndodhur me një grua e cila është vetëparaqitur në Spitalin e Lewisham.

20:22
Radio-sinjalet misterioze nga galaktika e largët përsëriten çdo 16 ditë

Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal radio nga hapësira e largët, që përsëritet në intervale të rregullta.

20:06
Vettingu në Kosovë/ Premtimi i Kurtit, duhen ndryshime të Kushtetutës

Kosova nuk do të mund të nis procesin e vettingut pa i bërë ndryshimet e Kushtetutës.

20:02
Sot dita e radios/ “Pasioni” që nuk vdes kurrë

Sot është Dita Botërore e Radios dhe natyrisht dita kushtuar fuqisë së fjalës dhe pushtetit që ajo mbart. Me zhvillimin e teknologjisë edhe mjetet e komunikimit masiv janë zgjeruar, megjithatë shumica prej shqiptarëve kujtojnë Radion Iliria, që ishte prezante kudo. Që nga plazhi e deri në përditshmëri, njerëzit e mbanin si të shenjtë pranë vetes një radio.

19:59
Figura e mësuesit/ Si ka ndryshuar këto 3 dekada në Shqipëri

Figura e mësuesit ka pësuar ndryshime këto 3 dekada. Tani ai drejton me dije, shembullin e tij dhe tolerancë. Mësuesi është shumë e rëndësishme në jetën e njeriut, në mos përcaktuese për të ardhmen e tij.

19:56
Take me out Albania/ Nisin audicionet në Tiranë dhe në Prishtinë

Së shpejti Top Channel do të nisë transmetimet e emisionit Take Me Out Albania, një emision për të gjithë ata që e ndjenë veten që duan të jenë pjesë e një projekti televiziv dhe që e dashurojnë kamerën, ku djemtë të takojnë  vajzën e ëndrrave të tyre apo vajzat të gjejnë princin e tyre të kaltër.

19:56
Meta: Koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, “jo” ndryshim i kufijve

“Zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice” kjo ka qenë deklarata e presidentit Ilir Meta mbajtur në ceremoninë e  12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mbajtur nga ambasada e Kosovës në Tiranë.

19:49
Republika Serbe largohet nga Bosnja, SHBA nuk do të na ndalojë

Anëtari serb i presidencës boshnjake Milorad Dodik thotë se pranverën e ardhshme, Bosnje- Hercegovina nuk do të ekzistojë në formën aktuale nëse nuk kthehet në pozitat e Dejtonit. Dodik shtoi gjithashtu tha se Republika Serbe është nisur drejt daljes nga BeH, dhe nga kjo nuk ka kthim.

19:47
Studimi: Afrikanët e lashtë janë çiftuar me një racë të panjohur njerëzore vetëm 50,000 vjet më parë

Një degë e zhdukur tashmë e racës njerëzore është zbuluar së fundmi brenda AND-së së afrikano-perëndimorëve modernë, e cila ka evoluar rreth 500,000 vjet.

19:47
Konferenca e Mynihut/ Bashkë Kurti, Vuçiç e Rama

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu deklaroi se mospajtimeve që mund të ekzistojnë mes partive politike, përballë Serbisë duhet të ketë një qëndrim unik. Sipas Haxhiut, kur vjen fjala tek interesi kombëtar, lipset konsensus i gjerë.

19:45
Rama në banesën e re të familjes Cuka: Të hënën presim donacionet nga Konferenca në Bruksel, kam ndjesi të mirë

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte i pranishëm në banesën e re të familjes Cuka nga Thumana që në tërmetin e rëndë të 26 nëntor humbi dy prej anëtarëve të saj si dhe banesën e tyre.

19:40
Pasojat e virusit rëndojnë shumë edhe tek turizmi

Efektet e covid 19 nuk i kanë ndjerë vetëm të prekurit. Epidemia ka pasur pasoja të ndjeshme në ekonominë kineze por edhe në industrinë e turizmit në të gjithë botën. Në Greqi, rreth 200 mijë turistë  vizituan vendin në 2019 dhe të paktën 250 mijë priteshin këtë vit.

19:37
Fosilet/ Breshka ‘sa një makinë’ në Amerikën e Jugut

Fosilet e një breshke me përmasat e një makine, janë zbuluar në Amerikën e Jugut. Breshka, Stupendemys Geographicus – besohet se ka jetuar në këtë rajon 13 deri në 7 milionë vite më parë. Fosilet janë gjetur në shkretëtirën Tatakoa në Kolumbi dhe rajonin Urumako të Venezuelës.

19:35
Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali, babai i dy fëmijëve

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Top Channel duke u referuar mediave italiane mëson se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 25-vjeçari Endri Zaimi, baba i dy fëmijëve.

19:31
Përhapja koronavirusi/ Në Europë po frenohet

Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn thotë se deri tani përpjekjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Europë, kanë dhënë rezultat. Duke folur në Bruksel pas takimit të ministrave të shëndetësisë së vendeve të BE-së, Spahn sqaroi se aty ishin diskutuar gjerë e gjatë “ masat që lidhen me udhëtimin si dhe sigurinë e lëvizjes së lirë brenda BE-së.”

19:28
Dhuna ndaj grave, femrat në Paris krijojnë skuadra guerile

Grupe grash e vajzash e kanë mbushur Parisin me slogane përmes të cilave denoncojnë dhunën ndaj grave. Ato refuzojnë të heqin dorë derisa të shohin ndonjë ndryshim. Në media i quajnë:“ femrat guerile“. Këto gra organizohen në grupe nga dy apo tre dhe shpërndahen nëpër qytet për të ndjekur atë që tashmë është kthyer në zakonshmëri.

19:26
Ndryshe nga SHBA, BE nuk e kundërshton reciprocitetin

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë kundërshtuar hapur  idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për aplikimin e masave të reciprocitetit, Bashkimi Europian, edhe pse këmbëngul në heqjen e taksës 100% mbi produktet serbe, ka preferuar të mos komentojë mbi masat që mendon të ndërmarrë në këmbim ekzekutivi i ri kosovar kundrejt Serbisë.

19:25
Siria sfidon Turqine, njeh genocidin armen

Në kohën e përplasjeve të fortë më Turqinë, parlamenti sirian e njohu si genocid vrasjen e qindra mijëra armenëve nga ana e Perandorisë Osmane gjatë viteve 1915-1917. Vendimi vjen në kohën kur tensionet me Ankaranë  janë në pikën më të lartë, për shkak të luftimeve në verilindje të Sirisë. “Parlamenti e njeh dhe e dënon genocidin e kryer ndaj armenëve nga shteti otoman në fillim të shekullit XX”, thuhej në deklaratën e ligjvënësve sirianë.

19:23
Franca injoron SHBA/ Nuk e përjashton Huawein nga 5G

Pavarësisht kërkesës së SHBA-së, Franca deklaroi se kompania kineze e telekomunikacionit Huawei, nuk do të përjashtohej nga furnizimi i pajisjeve për rrjetet 5G, ndonëse ajo mund të jetë subjekt kufizimesh.

19:21
Bie koalicioni VV-LDK në Prizren/ Vendin e merr kandidati i PDK-së

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, njoftoi se koalicioni mes LVV-së dhe LDK atje është shembur pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Komunal, votim në të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë. Prej kësaj, në seancën e jashtëzakonshme kryetar u zgjodh kandidati i PDK-së, Sulltan Badallaj. Haskuka, pas votimit doli në një konferencë për shtyp ku tha se me dështimin e zgjedhjes së kandidatit të tyre, do të vazhdojnë të vetëm në Kuvendin Komunal.

19:17
Flota SHBA ndërpret prodhimin e avionëve ushtarakë klasikë në favor të atyre të gjeneratës së re

Flota ajrore e SHBA njofton së shpejti do të ndërpritet prodhimi i disa prej avionëve më të famshëm të saj ndër vite si F/A-18E/F Super Hornet, në favor të përshpejtimit të programit të gjuajtësve të gjeneratës së re të përshtatshëm për aeroplanmbajtëse, siç parashikohet në buxhetin e vitit fiskal 2021.

19:09
Kurti emëron një amerikan si këshilltar të jashtëm politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot amerikanin, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

19:03
Dyshonte se gruaja e tradhtonte me katër burra, i shoqi merr ngjitësin dhe bën veprimin shokues

Një burrë nga Keina  me anë të një xheli ngjitës u përpoq që të “siguronte” organin gjenital të gruas së tij, pasi mendonte se ajo e tradhtonte. Burri i identifikuar si Dennis Mumo, 36 vjeç, zbulohet se është shprehur për hetuesit në polici se ai kishte kapur gruan duke dërguar mesazhe me persona të tjerë në rrjete sociale, madje duke i dërguar atyre fotografi dhe video nudo.

18:51
“Më trafikuan të shes drogë në Angli”. Shqiptari surprizon policinë

Një shqiptar i  kapur në Angli duke shitur drogë, i la pa fjalë oficerët e policisë kur e morën në pyetje.

18:50
Gjyshja bleu 30 pako me prezervativ duke menduar se janë çaj, ja çfarë bën mbesa e saj kur e merr vesh

Një e moshuar kishte harruar syzet në shtëpi dhe u nis drejt një dyqani për të blerë një pako me çaj, por vetëm kur u rikthye në shtëpi zbuloi që në vend të çajit kishte blerë pako me prezervativ.

18:42
Braktisin fëmijën, gjykata “rrëzon” prokurorinë dhe merr vendimin për dy prindërit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës dhe kundër të pandehurës tjetër SH.A., për shkak të veprës penale mos raportimi i abuzimit të fëmijëve sipas KPRK-së.

18:31
Top Talk: Ralf Gjoni flet për peshqit e mëdhenj që duhet të arrestohen

Në Top Talk ditën e sotme ka qenë i ftuar deputeti Ralf Gjoni. Ai ka folur për peshqit e mëdhenj që duhet të arrestohen.

18:23
Ryshfet për të mos vendosur gjobë biznesit, arrestohen dy inspektorët tatimor

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe marrja e ryshfetit.

18:14
Video/ Qeveria kineze urdhëron izolim, momente ku qytetarët kinezë futen në kuti metalike dhe dërgohen në karantinë

Rastet me të prekurit nga koronavirusi në Kinë sa vijnë e shtohen. Ndërkohë qeveria kineze po merr masa të ashpra për të gjithë të dyshuarit që mund te jenë prekur nga virusi vdekjeprurës, të cilët i izolojnë në karantina ku u nënshtrohen mjekimeve.

17:58
Bashkia e Tiranës dhe Ambasada Kineze pritje për komunitetin kinez që jeton në kryeqytet

Veliaj: “Tirana është themeluar mbi parimet e një qyteti të hapur dhe jo të paragjykimit”.

17:54
Mallakastar pa energji e ujë të pijshëm, punëtorët refuzojnë riparimin e defektit: Jemi në grevë

Një defekt në linjën e tensionit të lartë ka lënë pa ujë të gjithë rrethin e Mallakastrës dhe pa energji elektrike të paktën 60% të kësaj zone.

17:52
6 vjeçarja rrëmbehet pranë shtëpisë së saj

Autoritetet policore të Karolinës së Jugut janë vënë në kërkim të dy makinave, të cilat dyshohen se kanë rrëmbyer një vajzë 6 vjeçare shumë pranë shtëpisë së saj.

17:45
Veliaj pret kryebashkiakun e Mantovës, i jep Kullën e Sahatit

Veliaj: “Më shumë pemë, më shumë pista biçikletash dhe transport elektrik në Tiranë”; Palazzi: “Tirana po rritet me hapa të shpejtë”

17:44
Surprizon deputeti Ralf Gjoni: PS mund të mbështesë ndryshimin e sistemit zgjedhor

Në Top Talk ditën e sotme ka qenë i ftuar deputeti Ralf Gjoni. Ai është shprehur se PS mund të mbështesë ndryshimin e sistemit zgjedhor

17:32
E konfirmuar, një maqedonas infektohet nga koronavirusi në kroçerën e Japonisë

Autoritete në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar se njëri prej tre shtetasve të tyre që janë të bllokuar në kroçerën “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës është prekur nga koronavirusi.

17:30
Në Aeroportin e Prishtinës janë kontrolluar 12 persona të dyshimtë për koronavirus

Në Institutin Kombëtar, është mbajtur një takim i Komitetit për monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ku është diskutuar për pneumoninë virale me koronavirus (nCoV-2019).