Shpërndante lëndë narkotike, policia arreston 41-vjeçarin dhe i sekuestron automjetin

14/02/2020 09:13

Një 41-vjeçar është vënë nën pranga nga policia e Elbasanit, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shtetasit B.M., nga Elbasani i është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

Elbasan

Goditet një rast i shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga 41- vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Top Channel