Flota SHBA ndërpret prodhimin e avionëve ushtarakë klasikë në favor të atyre të gjeneratës së re

13/02/2020 19:17

Flota ajrore e SHBA njofton së shpejti do të ndërpritet prodhimi i disa prej avionëve më të famshëm të saj ndër vite si F/A-18E/F Super Hornet, në favor të përshpejtimit të programit të gjuajtësve të gjeneratës së re të përshtatshëm për aeroplanmbajtëse, siç parashikohet në buxhetin e vitit fiskal 2021.

Porositë e vitit që vjen për 24 avionë F/A-18E/F Super Hornets do të jenë të fundit dhe do të kursejë $4.5 miliardë drejt projekteve të reja.

Kreu i operacioneve të Marinës Admiral Mike Gilday tha se forca po mendon për avancimin e aviacionit të aeroplambajtëseve.

“Nuk kemi më nevojë për avionë sulmues por për mjetet e të ardhmes. Ne ende nuk e dimë sesi do të duken ato por kërkesa është për mjete të lëshuara nga deti me fuqi goditëse drejt tokës. Do të jetë një përzierje e atyre me pilot dhe pa pilot. Ende nuk jemi të sigurtë për platformën nga ku ata do të lëshohen”, tha ai.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel