Koronavirusi, Shtëpia e Bardhë “e zhgënjyer” me mungesën e transparencës nga Kina

13/02/2020 21:54

Shtetet e Bashkuara thanë sonte se ndjehen të zhgënjyera me mungesën e transparencës nga autoritetet kineze për krizën e koronavirusit.

“Jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi ftuar dhe gjithashtu me njëfarë mungese transparence të palës kineze”, tha kreu i këshillit ekonomik të presidentit Donald Trump.

“Numrat po lëvizin shumë … ishim të surprizuar,” shtoi ai.

Pekini ka njoftuar për 15,152 raste të reja për arsye të ndryshimit në kriteret e diagnostikimit, ku përfshihen “diagnoza klinike” nga skanimet e doktorëve në provincën e Hubei, ku ndodhet dhe epiqendra Vuhan. Ndërsa rezultatet e mëparshme bazoheshin vetmë në analizat laboratorike.

Top Channel