Ministri Reka takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

13/02/2020 21:25

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, me të cilët ka diskutuar lidhur me aspiratat euro-atlantike të Kosovës si pjesë e rajonit.

Ministri Reka e informoi zyrtarin e lartë diplomatik të Norvegjisë për prioritetet integruese të Kosovës në BE, përfshirë këtu liberalizimin e vizave, zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përgatitjet për aplikim të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Në këtë drejtim, ministri Reka kërkoi mbështetje të Norvegjisë në bindjen e shteteve skeptike për përkrahjen e këtyre proceseve.

Ndërsa, Bjornstad e njoftoi ministrin Reka për bashkëpunimin e ri të Norvegjisë për të mbështetur Presidencën kroate për vend et e Ballkanit Perëndimor me ekspertizë në përgatitjen e tyre më të shpejtë për rrugën e tyre integruese.

Së fundi, palët rane dakort në vazhdimin e zbatimit të Projektit të Norvegjisë në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në zbatimin efektiv të saj.

Top Channel