Studimi: Afrikanët e lashtë janë çiftuar me një racë të panjohur njerëzore vetëm 50,000 vjet më parë

13/02/2020 19:47

Një degë e zhdukur tashmë e racës njerëzore është zbuluar së fundmi brenda AND-së së afrikano-perëndimorëve modernë, e cila ka evoluar rreth 500,000 vjet.

Gjurmët e kësaj “popullate fantazmë” nuk përputhen me genet e njohura të Homo sapiens-it, as të njeriut Denisovan e as të Nandertalit.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ishte kjo specie humanoide me të cilët njerëzit u çiftuan rreth 50,000 vjet me aprë pasi përç provave gjenetike nuk ka asnjë fosil ADN-je.

Studiuesit e Universitetit të California në Los Angeles thonë se kjo specie e paidentifikuar përbën rreth 19 për qind të trashëgimisë gjenetike të popullatave në tre vende: Nigeri, Sierra Leone e Gambia.

Autorët shkruajnë: “Kjo popullatë përbën nga 2 deri në 19 përqind të trashëgimisë gjenetike të popujve që kanë ekzistuar para ndarjes mes Nandertalit dhe njeriut modern.

Disa elemente sinjalizojnë se kishin një pararendës të përbashkët me Nandertalin, njeriun modern dhe atë Denisovan, rreth një milionë vjet më parë, por u bë në një degë më vete rreth 360,000 vjet më parë.

Top Channel