Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes gazetares Alma Demiraj dhe Eugena Tominit, Shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Debati nisi kur gazetarja e pyeti doktoreshën ku është karantina.

Kemi territore të përcaktuar për karakatina. Ato janë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por për arsye sigurie nuk bëhet publik vendi- tha doktoresha Tomini.

Ku është? Çfarë masash ka?- ndërhyri gazetarja Alma Demiraj.

Ka, por nuk bëhet e ditur pa pasur ndonjë rast- vijoi Tomini.

Çfarë cënimi të sigurisë kombëtare sjell bërja publike e karantinës?- ndërhyri publicisti Redi Shehu.

Edhe për vdekjen nga gripi nuk kishte publikime. E mohuat si informacion- vijoi gazetarja.

Alma më vjen keq. Janë afishur tek webi dhe kemi dalë edhe mediatikisht- tha Tomini.

Jo më vjen keq mua. Jam dashur të bëj punën e Shikut për 2 rastet e vdekjeve nga gripi- iu kundërpërgjigj Demiraj.

Top Channel