E enjte, 09 Janar 2020
06:18
Rrëzimi i avionit, Irani nuk jep kutinë e zezë

Vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Tehranit avioni Boeing 737 u rrëzua duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord.

06:01
“Kam punuar kamariere”, Lei Kraja rrëfen momentet e vështira në Amerikë dhe si nuk i dilnin paratë

Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

05:33
Koment: Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Putini ka arritur ta bëjë Kremlinin lojtar kryesor në Lindjen e Mesme duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Iranin, Sirinë dhe Turqinë. Por tensionet po përshkallëzohen, ai duhet të ketë kujdes, thotë Konstantin Eggert.

04:21
Shefja e BE-së: Britania dhe BE-ja do të mbesin “miq të ngushtë”

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do të jenë “miqtë më të ngushtë” mirëpo nuk do të jenë “të afërt si dikur” pas largimit të Britanisë nga blloku evropian, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen.

03:31
“Më hodhi një gur dhe më kërciti gjaku”, aktori i njohur rrëfen historinë e pakëndshme që i ndodhi nga një fans

Të gjithë e njohin atë me rolin emblematik “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90.

02:25
Pasiguritë mbi dëshminë e mundshme të John Boltonit në Senat

Për demokratët që kërkojnë të forcojnë argumentin e tyre për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, dëshmia e John Boltonit mund të përmbysë gjithçka në favor të tyre ose të rezultojë si diçka pa vlerë.

01:36
Çunat amerikanë apo shqiptarë? Lei Kraja rrëfen si e kanë ngacmuar dhe me kë do preferonte të martohej

Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

01:03
Drejtimi i OSBE nga Shqipëria, kryeministri Rama do të vizitojë edhe Moskën

Kryeministri Edi Rama tha se kryeminsi i OSBE-së është një prestigj i madh për Shqipërinë. Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Muhamed Veliu, Rama tha se do të vizotojë edhe Moskën dhe Ukrainën.

00:55
Mitsotakis: Shpresojmë që në maj Franca dhe Danimarka të ndryshojnë qëndrim për Shqipërinë

Athina zyrtare vlerëson se megjithëse takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kanë qenë pozitive.

00:26
“Më ka marrë malli”, aktori i njohur shqiptar i bën dedikimin emocionues gruas në emision

Erand Sojli është një ndër aktorët më të suksesshëm në Shqipëri. Përpos eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

E mërkurë, 08 Janar 2020
23:58
Ibra kërkon ndryshim skeme dhe zgjedh Leaon si partner në sulm

I kanë mjaftuar 35 minuta në fushë dhe disa ditë stërvitje për të kuptuar se Milani nuk mund të shkojë askund me skemën 4-3-3 dhe Zlatan Ibrahimovic i ka sugjeruar trajnerit Pioli një tjetër rreshtim taktik.

23:33
Icardi tripletë në Kupë, përcaktohet 4 skuadrat gjysmëfinaliste

Kupa e Francës ka mësuar sot 4 skuadrat gjysmëfinaliste, që janë Paris Saint Germain, Lille, Lyon dhe Reims dhe që do të diskutojnë me njëra-tjetrën kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në futbollin në vend.

23:02
Dy shpërthime të fuqishme në Irak, ngrihet alarmi: Largohuni nga ambasada amerikane

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur pak më parë në Bagdad, Irak, raporton Sky News.

22:35
E fejuara e Karius, ndez “flakë” kalendarin e 2020-ës

I fejuari i saj është një portier që u bë i famshëm më shumë për gafat në fushë, sesa për pritjet e tij, por vetë Sophia Thomalla po bëhet mjaft e njohur në fushën e modës, kjo edhe falë formave të saj mjaft seksi.

22:30
Pasiguritë mbi dëshminë e mundshme të John Boltonit në Senat

Për demokratët që kërkojnë të forcojnë argumentin e tyre për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, dëshmia e John Boltonit mund të përmbysë gjithçka në favor të tyre ose të rezultojë si diçka pa vlerë.

22:05
Dermaku refuzon ofertat nga Serie B, qëndron te Parma!

Kastriot Dermaku ndihet mirë te Parma dhe refuzon rikthimin në Serie B. Për ish-lojtarin e Cosenzas interesohen dy skuadra të Serie B, Salernitana e Giampiero Venturës dhe Perugia e Serse Cosmit por vetë Dermaku edhe pse ka gjetur pak hapësira te Parma në këtë pjesë të parë të sezonit, as që e mendon largimin nga emilianët.

22:03
Vllaznia prish kontratën me sulmuesin shkodran dhe afron një maqedonas

Klubi i Vllaznisë ka lënë të lirë sulmuesin 20-vjeçar Belajdi Pusi, i cili është rritur në ekipet e moshave të skuadrës shkodrane, por që nuk arriti të gjejë vend në formacionin e trajnerit Mirsdad Jonuz.

22:02
Reali mposht Valencian dhe bëhet finalisti i parë i Superkupës

Reali i është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, që këtë vit për herë të parë në histori po diskutohet nga 4 skuadra, ku përveç madrilenëve marrin pjesë edhe Barcelona, Valencia e Atletico Madrid, ndërsa po organizohet në Arabinë Saudite.

22:01
Kallaku i shfaq “dashurinë” Teutës: Nuk largohem në janar!

“Vetëm të çmendurit nuk ndryshojnë mendje”- ndoshta kështu duhet të ketë menduar Sherif Kallaku i cili edhe pse në të shkuarën e ka shprehur jo pak herë dëshirën për të provuar veten në një kampionat të nivelit më të lartë, ka ndryshuar krejtësisht kurs dhe për Supersport konfirmon se nuk do të largohet nga Teuta, të paktën deri ën fund të këtij sezoni, dhe përveç dashurisë që ka kultivuar për klubin, ka edhe një motiv madhor se përse nuk do të marrë tragetin për t’i thënë lamtumirë “djemve të detit”.

22:00
Totti bëhet menaxher futbollistësh, dy talente italianë janë klientët e parë

Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Francesco Toti ka nisur tashmë një eksperiencë të re, pasi ka hapur një agjenci për menaxhimin e futbollistëve, të cilën e ka quajtur “CT Number 10”.

21:45
Sondazhi i “Pew”: Trump, imazh negativ në botë

Imazhi i Presidentit Donald Trump tek publiku në shumë vende të botës është negativ, ndryshe nga imazhi i vetë Shteteve të Bashkuara që është përgjithësisht pozitiv. Këto janë gjetjet e një studimi të publikuar të mërkurën nga qendra Kërkimore “Pew” me bazë në Uashington.

21:43
Interi mendon për të ardhmen, nënshkruan me një 17-vjeçar shqiptar

Jo vetëm futbollistë për t’i vënë menjëherë në dispozicion të Contes, por drejtuesit e Interit punojnë paralelisht edhe për të ardhmen, pasi sot kanë arritur të nënshkruajnë me një futbollist 17-vjeçar shqiptar.

21:42
Avdullah Hoti: Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se ka një lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.

21:38
LVV: Në takimin e sotëm pati përafrim, takimi i radhës drejt marrëveshjes është nesër

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e sotëm mes Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ka pasur përafrime.

21:37
Wanda Nara di të çmend ndjekësit! Pozon nudo në dush

Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara dinë si të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

21:17
Skënderbeu në vështirësi, e nisi vitin 2020 me humbje!

Skënderbeu i Ilir Dajës ka ende shumë punë për të bërë nëse kërkon t’u kthehet rezultateve pozitive dhe t’i largohet vendit të 8-të të renditjes në Kategorinë Superiore.

21:15
Ngoo nuk mjafton, turqit e Alanyaspor mposhtin Tiranën!

Tirana mposhtet në miqësoren e parë në tokën turke. Në Belek, skuadra e Emanuel Egbo humbi me shifrat minimale 2-1 ndaj vendasve të Alanyaspor të cilët militojnë në Superligën turke dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 6-të.

21:14
De Laurentiis kënaq Gattuson, i afron dy mesfushorë

Pasi emëroi Gattuson në krye të pankinës për të nxjerrë Napolin nga kriza, presidenti De Laurentiis ka nisur nga puna për të kënaqur trajnerin me afrime në merkaton e janarit, teksa është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për dy përforcime në mesin e fushës.

21:07
De Laurentiis kënaq Gattuson, i afron dy mesfushorë

Pasi emëroi Gattuson në krye të pankinës për të nxjerrë Napolin nga kriza, presidenti De Laurentiis ka nisur nga puna për të kënaqur trajnerin me afrime në merkaton e janarit, teksa është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për dy përforcime në mesin e fushës.

21:06
Kina shënon një moment historik, ndërton trena të shpejtësisë së lartë të cilat drejtohen pa shofer

Kina sapo ka shënuar një tjetër moment historik në planet e saj afatgjatë të zgjerimit hekurudhor me shpejtësi të lartë, duke krijuar trena të një shpejtësie shumë të madhe të cilat do të drejtohen pa shoferë.

20:52
Fiks Fare/ 260 familje në Bubq në çadra pas tërmetit, procedurat i lënë pa bonus qiraje

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë mijëra familje në qiell të hapur. Situata alarmante është në disa fshatra të Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës. Mungesa e shtëpive me qira, por edhe procedurat që nuk mbarojnë kurrë, i ka detyruar këto familje që dimrin ta kalojnë në çadra.

20:48
Albana Vokshi: 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende rrogat

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se janë 12 mijë pedagogë që ende nuk kanë marrë rrogat. Sipas informacioneve që i referohet Vokshi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.

20:27
‘Çmenduria’ e Toni Kross, shënon gol nga goditja e këndit në Superkupën e Spanjës

Po luhet në këto momente ndeshja e parë e finaleve të Superkupës së Spanjës midis Realit dhe Valecias që këtë herë vjen me një format ndryshe, ku marrin pjesë katër skuadra.

20:21
Video/ Një 93 vjeçar bëhet protagonist në Los Angelos, qëllon me armë mirëmbajtësin e një kompleksi apartamentesh

Një burrë 93-vjeçar, për të cilin policia thotë se ka qëlluar një menaxher të mirëmbajtjes së apartamenteve ishte në gjyq të martën. Robert Thomas u paraqit në gjykatë në një karrige me rrota dhe i duheshin kufje për të dëgjuar gjyqtarin.

20:00
Kanadaja kërkon përgjigje për rrëzimin e avionit ukrainas në Iran, viktimat ishin kanadezë

Kanadaja do të punojë me partnerët e saj ndërkombëtarë për t’u siguruar se rrëzimi i avionit ukrainas, në të cilin vdiqën 63 shtetas kanadezë, është hetuar plotësisht dhe se pyetjet e kanadezëve kanë marrë përgjigje, deklaroi kryeministri Justin Trudeau.

19:58
Bagdadi dënon sulmet e Iranit

Ministria e Jashtme irakiane deklaroi se do të thërrasë ambasadorin iranian për të dënuar sulmet e Iranit në dy baza ushtarake irakiane, ku janë vendosur trupa amerikane.

19:56
Princ Harry dhe Meghan largohen nga familja mbretërore

Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore britanike. Është gazetari britanik, Piers Morgan, që publikon në Twitter një mesazh të Harry dhe Meghan ku sqarojnë arsyet e largimit.

19:55
Izraeli zbulon armën e së ardhmes, teknologjia lazer intercepton raketat

Izraeli ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme lazer .”Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett.

19:54
Tapitë e pronave, online/ Marrëveshja mes Kadastrës dhe noterëve

Është nënshkruar marrëveshja mes zyrës së Kadastrës dhe shoqatës së noterëve që i jep mundësinë këtyre të fundit të ndërveprojnë me regjistrimin elektronik të Kadastrës për të kryer veprimet për pronat.

19:54
Aleatët e PD tërhiqen/ Nuk do kërkojnë më proporcional me lista të hapura

Aleatët historik të demokratëve kanë bërë një hap pas sa i takon kërkesës së tyre të kahershme për ndryshimin e sistemit ne proporcional kombëtar me lista të hapura.

19:54
Ekskluzive – Indiani merr azil politik në Tiranë/ Kërkohej nga India për mashtrim

Anila Hoxha

Shqipëria i dha azilin politik Hiteshkumar Patel, një i kërkuar nga autoritetet indiane për mashtrim me shuma të mëdha ndaj një banke në Delhi, prej të cilës janë përfituar 725 milionë dollarë.

19:50
Ballafaqimi i trishtë i Frederik Ndocit: Ne, që u rritëm me Sanremon e Pagarushën dhe jo me haremet turke

Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci i është bashkuar kësaj radhe, jo me zërin e tij, por me mendimin dhe gjykimin, zërit të dhjetëra personaliteteve të kulturës shqiptare që i kanë dënuar dhe vazhdojnë t’i dënojnë prurjet e reja gjoja moderniste në art dhe në shoqëri.

19:49
Ekskluzive – Armë shqiptare në Afrikë/ Britania po heton: Shkuan në Uganda dhe Sudanin e Jugut

Anila Hoxha

Britania e Madhe ka përfshirë prokurorinë shqiptare në një sërë veprimesh hetimore sa i takon një dosjeje për trafik armësh, të hapur nga zyra e të ardhurave dhe doganave në Mbretërinë e Bashkuar. Nën hetim janë dy shtetas dhe një kompani eksporti.

19:43
Kërcënimi i Iranit/ Rama: Mos kini frikë; nuk kontribuojmë me raketa dhe bomba

Kryeministri Edi Rama thekson nga Viena se nuk është surprizuar nga deklarata liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili e quajti Shqipërinë “një vend të vogël dhe të keq”, për shkak të strehimit të mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane (MEK).

19:33
Majko: :Një sy e një vesh i kam në Kosovë, negociatat për qeverinë e re ushtrim demokratik”

Me arsyetimin që Ministrin e Diasporës Pandeli Majko, e shikojmë shumë pak në hapësirat televizive, në studion e emisionit “Top Talk”, gazetari Denis Dyrnjaja evidentoi për disa çaste temën e ditës dhe pyetjen e tij në drejtim të ministrit e drejtoi nga Kosova.

19:32
Majko në Top Talk: “Shqiptarët të jenë të qetë, siguria kombëtare nuk është e rrezikuar”

Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Ministri i Diasporës Pandeli Majko. Por në momentin e parë që gazetari Dyrnjaja bëri prezantimin e të ftuarit u shpreh se në temën e sotme të ditës ai do t’i atribuohet ministrit si një Ish-Kryeministër dhe si ish-ministër i mbrojtjes.

19:27
Kryeministri grek në SHBA, takohet me Trump

Athina zyrtare vlerëson se mëgjithëse takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtepinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kane qenë pozitive.

19:12
Hije dyshimi mbi rrëzimin e avionit në Iran, Ukraina nuk beson me te aksidenti teknik, ndalon fluturimet Kiev-Iran. A janë këto shenja plumbash?

Fillimisht autoritetet ukrainase njoftuan se aksidenti me avionin në Iran ishte për shkaqe teknike.

19:08
Ambasada Gjermane sqaron shqiptarët: Ende ju duhet vizë pune

Ambasada Gjermane në Tiranë ka sqaruar edhe njëherë shqiptarët që synojnë të punësohen në Gjermani se ende duhet të pajisen me vizë pune.

19:02
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Basha: Mund të kthehet në alibi për propagandën e Ramës

Edhe pse u shpreh i gatshëm për të diskutuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kryeopozitari Lulzim Basha theksoi se problemi në Shqipëri nuk është sistemi zgjedhor.

18:58
Të shtëna me armë pranë parlamentit kanadez: Një i vrarë, tre të plagosur

Një person u qëllua për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në qendër të qytetit Ottawa të mërkurën në Kanada, afro një kilometër larg parlamentit, siç njoftoi Policia.

18:56
​Johnson: Asnjë britanik apo amerikan nuk është prekur nga sulmet iraniane

Sulmi i raketave iraniane, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleimani nuk shkaktoi viktima në personelin amerikan apo britanik në Irak, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

18:46
Gjermania mes dy palëve në krizën e Iranit

“Çtensionim” është fjala magjike këto ditë në Berlinin politik. Edhe në deklaratën e përbashkët të kancelares Merkel, presidentit MAcron dhe kryeministrit, Boris Johnson të dielën kërkohet çtensionimi i situatës. Apelohet ndaj “të gjithë aktorëve”, “të ushtrojnë vetëpërmbajtje të madhe dhe të tregojnë përgjegjësi”. Po, por si të arrihet ky çtensionim?

18:44
I dashuri i ri i Nicole Scherzinger (FOTO)

Nicole Scherzinger e bëri publike romancën me lojtarin e regbisë Thom Evans të dielën gjatë ceremonisë së “Golden Globes”.

18:41
Foto: Rrëzimi i avionit ukrainas në Iran

Një avion Boeing 737 me 176 pasagjerë është rrëzuar në Iran.

18:39
Ja kur mbahet ndeshja mes Ilir Latifit dhe Derrick Lewis

Tashëm UFC e ka zyrtarizuar meçin mes Ilir Latifit dhe Derrick Lewis, që do të mbahet me 8 shkurt në Houston, e vlefshme për kategorinë e rëndë.

18:29
Dy tërmete të fortë godasin Iranin, fare pranë centralit bërthamor

Dy tërmete ranë pranë një centrali bërthamor në Iranin jugperëndimor, mëngjesin e kësaj të mërkure, gati një javë pasi një tjetër tërmet e kishte goditur këtë rajon.

18:17
Burri përplaset për vdekje në autostradën Durrës-Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.

18:16
Kërcënimi i Iranit për Shqipërinë, reagon ministria e Jashtme: Shmangni udhëtimet drejt Iranit dhe Irakut

Ministria e Jashtme ka reaguar me anë të një deklarate pas kërcënimeve të Iranit duke e quajtur Shqipërinë si një vend djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.

18:13
Kurti – Mustafa, një hap afër marrëveshjes, takimi vazhdon nesër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit të sotëm nuk kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

18:12
Përfundon takimi Kurti-Mustafa, sërish pa marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe sërish ka rezultuar pa marrëveshje.

18:06
Veliaj jep lajmin e mirë: Muajin tjetër hapet thirrja për 1000 kredi të buta

Plot 1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga programi i kredisë së butë.

18:04
Kush janë 6 finalistët dhe çfarë surprizash ofron finalja e madhe e “Hell’s Kitchen Albania 2”

Këtë të premte do të jetë nata finale e edicionit të dytë të “Hell’s Kitchen Albania”. Në garë kanë mbetur 6 konkurrentë, që do të sfidojnë për të fundit herë njëri- tjetrin, për të shkuar drejt dyshes finale e për të marrë në fund kupën e fitores.

18:02
Imazhet satelitore tregojnë dëmet nga sulmet ajrore iraniane – foto

CNN ka marrë imazhe satelitore nga Planet Labs, Inc. që duket se tregojnë dëmtimet nga sulmet raketore iraniane në bazën ajrore al Asad në Irak.

17:52
Trump rrit ‘dozën’ pas sulmeve të Iranit: Do t’u përgjigjemi sërish

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një deklaratë pas sulmeve të Iranit mbi dy baza të Amerikës është shprehur se do ti përgjigjet sulmeve të tyre, si dhe do të ketë sanksione të mëdha ekonomike.

17:48
Makina e së ardhmes, Mercedes prezanton Vision AVTR

Mercedes Vision AVTR, duket dhe ndjehet si një lloj ufo-je që sapo është ulur në mesin e panairit të teknologjisë në Las Vegas, CES 2020, ku edhe u prezantua.

17:46
Planet e Uber/ Së shpejti taksi fluturuese

Uber ka prezantuar planet për një taksi fluturuese në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas.

17:45
Interi “bëhet me krahë”, pranë firmës me Ashley Young

Në pritje të Arturo Vidal e Christian Eriksen, Interi është shumë pranë afrimit të parë në merkaton e dimirit. Sipas medieve në Itali, Ashley Young është vetëm një hap larg zikaltërve. 34-vjeçari e ka gjetur marrëveshjen në planin personal, për një kontratë e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2021, dhe tashmë pritet vetëm “ok” i Manchester United.

17:44
Zyrtare, Otto John lë Skënderbeun për Prishtinën!

Lajmi që ishte në ajër për disa ditësh tashmë ka marrë formë zyrtare. Otto John është sulmuesi më i ri i Prishtinës. Pas bisedimeve të shumta, bomberi nigerian pranoi të rikthehet në IPKO Superligën e Kosovës, këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e skuadrës kryeqytetase, pas eksperiencës pozitive në të shkuarën me Trepça ’89 ku arriti të shënonte 44 gola në total dhe të fitonte një titull kampion në Kosovë.

17:42
Koenigsegg në pistë/ Makina më e rrallë në botë

Në pistën e garave, një nga supermakinat më të fuqishme, më të shtrenjta dhe më të rralla në botë, sundon.

17:39
Meteorologët Ushtarakë: Edhe të enjten, mot i kthjellët në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi të mërkurën se edhe ditën e enjte, më 9 janar 2020, pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin.

17:38
Fatmira Breçani bashkëpunim surprizë me Flor Mumajesin. Ja çfarë i tha live në studio

Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Fatmira Breçani, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi se këtë vit ka në plan të lançojë disa materiale muzikore.

17:36
Sulmet e Iranit në bazat amerikane, Trump në deklaratë për shtyp: Ushtria e Amerikës është e gatshme të përballojë çdo gjë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dalë në një deklaratë për shtyp pas sulmit që Irani ka bërë mbi bazat e ushtrisë amerikane.

17:36
Edhe Fatmira Breçani drejt transformimit! Nuk do e njihni pas këtij ndryshimi

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja Fatmira Breçani tregoi se për këtë vit i ka vënë disa qëllime vetes, që lidhen kryesisht me kujdesin ndaj pamjes së jashtme.

17:35
Shou në Las Vegas, prezantohen edhe avatare

Avatarë të prezantuar si “njerëz artificialë” krijuan jo pak zhurmë në panairin e madh të teknologjisë CES, pavarësisht se debati është kanalizuar në mënyrën se çfarë janë ekzaktësisht këto entitete digjitale.

17:32
Sulmet e Iranit, Presidenti Meta: Shqipëria, e vendosur përkrah SHBA-ve dhe NATO-s

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është deklaruar para pak minutash lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në këtë moment përshkallëzimi tensionesh midis SHBA-së dhe Iranit.

17:26
Ulen sërish çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Janë ulur gjysmë denari, çmimet e benzinës, dizelit dhe vajrave në Maqedoninë e Veriut. Vendimin e ka marrë Komisioni Rregullator i Energjetikës, KRRE, sipas agjensisë së lajmeve INA.

17:25
Pas sulmeve nga Irani, Kosova: Jemi në krah të SHBA në luftën për demokraci

Behgjet Pacolli, Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, deklaroi sot se Kosova qëndron fuqimisht përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës e aleatëve të saj dhe dënon ashpër sulmet e Iranit kundër bazave ushtarake amerikane.

17:17
Rama vizitë në Rusi dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë vizita zyrtare në Rusi, SHBA dhe Ukrainë. Ishte vetë Rama që konfirmoi se vizitat do të zhvillohen në kuadër të Presidencës së OSBE-së që mbahet këtë vit nga Shqipëri.

17:14
Lideri i Iranit, Al Khameni shpall Shqipërinë armik: Një vend i vogël në Europë strehon armiqtë tanë

Lideri i Iranit Al Khameni ka folur për Shqipërinë ku e ka quajtur një vend të keq europian që po strehon armiqtë tanë.

17:13
Muxhahedinët në Shqipëri, Rama: Është operacion humanitar dhe jo politik

Kryeministri Edi Rama deklaron se muxhahedinët iranianë në Shqipëri janë pjesë e një operacioni humanitar dhe jo politik. Në një komunikim me gazetarët shqiptarë, Rama tha nga Vjena se qëndrimi humanitar i opozitës iraniane në Shqipëri është shkruar edhe në marrëveshje.

16:56
FOTO/ Vendet kulturore të Iranit që Trump ka kërcënuar se do t’i sulmojë

Pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do t’i përgjigjet çdo hakmarrjeje të mundshme nga ana e Iranit, duke i sulmuar vendet kulturore të saj. Ka qindra site të tilla me domethënie historike në Iran, më shumë se 20-ë me statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

16:47
Dhuna seksuale në Kosovë, viktimat pa mbështetje

20 mijë gra dhe vajza kosovare kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

16:46
Nuk mbante rripin e sigurimit, situata me 19 vjeçarin përshkallëzohet pasi ndalohet nga policia

Si rezultat kontrolleve të shtuara, në Laç, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar një mjet tip “Renault”, pasi drejtuesi qarkullonte në mjet pa rrip sigurimi. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizojë.

16:43
Arrestohet kosovarja, kritikoi vrasjen e Soleimanit

Një grua është arrestuar në Kosovë pasi përmes rrjeteve sociale kishte kritikuar vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Soleimani dhe kish thënë se hakmarrja, ishte e detyrueshme.

16:36
Apel kosovarëve: Kujdes në Irak, Iran e Jemen

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që të kenë kujdes në udhëtimet drejt Irakut, Iranit dhe Jemenit, meqë konsiderohet se këto vende nuk ofrojnë siguri.

16:33
Jasir Asani, prezantohet te AIK, gati për të debutuar!

AIK Stockholm prezanton zyrtarisht Jasir Asanin. Ish-sulmuesi i Partizanit i transferuar te skuadra suedeze në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

16:17
Ish-kryeministri Majko replikon në distancë me Udhëheqësin Shpirtëror të Iranit që përçmoi Shqipërinë

Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran.

16:16
Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14%

Gjermania ka thënë se numri i aplikacioneve të azilit ka rënë për 14 për qind vitin e kaluar, duke vazhduar kështu trendin e zvogëlimit të shifrave prej vitit 2015, kur një fluks migrantësh nga Lindja e Mesme, pati përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.

16:13
Haradinaj: Sulmi i Iranit akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së.

15:54
Reagimi për krizën/ Qëndrimi i Gjermanisë për krizën SHBA-Iran

Tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka vënë në një pozitë aspak të mirë europianët.

15:53
Vrasja e Altin Balliut në Korçë, gjykata i kthen për herë të dytë dosjen Prokurorisë

Gjatë seancës së radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Altin Balliut, gjykata i ka kthyer sërish dosjen Prokurorisë, duke i lënë detyrë të thellojë hetimet edhe për një bashkëpunëtor në vrasje.

15:39
Si u vra Kastriot Reçi/ Snajperisti i përgatitur u fsheh në ndërtesën përballë

Pasi policia ushtroi kontroll në dhjetëra banesa në qytetin e Rrëshenit, pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi, burime thanë për Top Channel, se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm.

15:37
Ibra dëshiron këtë lojtar si partner në fazën e sulmit te Milani

Zlata Ibrahimovic është transferuar ditë më parë te skuadra e Milanit.

15:14
Në pritje të shtrenjtimit të naftës/ Ekspertët: Efekti rritës do të mbërrijnë shpejt në Shqipëri

Ekspertët vlerësojnë se ky ndryshim reflekton frikën se deri ku do të shkojë situata konfliktuale, por që sipas parashikimeve paraprake luhatjet e çmimeve nuk do të jenë të mëdha.

15:13
Lleshaj: Shërbimet online, revolucion i vërtetë në fushën e administrimit dhe të shërbimit ndaj qytetarëve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë Bashkiake 1 dhe 2 në Tiranë, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

15:13
Metallica dhuron 750 mijë dollarë për të ndihmuar Australinë pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri

Ata mund të duken paksa të ashpër në pamje, por grupi i njohur amerikan, Metallica, e dëshmuan edhe këtë herë se janë shumë zemërgjerë.

15:09
Nis takimi Kurti-Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi Hazirin kanë arritur ne Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

15:07
Malaga dënon trajnerin pas një videoje me “pullë të kuqe”

Një video erotike e cila ka bërë xhiron e botës në internet, ka sjellë pezullimin e trajnerit të Ma’laga dhe një gjobë për teknikun.

14:59
Pensionet private, ligj i ri për zgjerimin e tregut

Pensionet private vullnetare janë një alternativë për të patur të ardhura shtesë veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.