Këshilli i Sigurisë Kombëtare/ Kreu i PD-së Basha pranon ftesën e Ilir Metës

15/04/2020 00:32

Kreu i PD-së se Lulzim Basha konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit thirri për të mërkurën Këshillin në mbledhjen e tij të dytë në një kohë që vendi përballet me situatën e pandemisë së koronavirusit. Formati i takimit do te jete i njëjtë si herën e shkuar, online.

Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës të angazhuar për këtë situatë si Manastirliu, Xhaçka, Lleshaj dhe Ahmetaj pritet të informojnë mbi situatën e krijuar nga Covid-19.

Në takimin e kaluar veç Presidentit edhe kryeministri Rama, Kreut të Partisë Demokratike Basha, kryetarit të Kuvendit Ruçi dhe disa prej ministrave, ishin edhe kreu i Emergjencave Civile dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit.

Top Channel