Forcat ruse në Evropë marrin njësitë e para të tankut të avancuar T-90M

14/04/2020 20:46

Mediat ruse raportonin se ushtria ka nisur të marrë në dorëzim njësitë e para të tankut të ri te betejës T-90M.

Dorëzimi i tyre u filmua nga stacioni i ushtrisë ruse Zvezda, ku komandanti Sergey Kisel i quajti ato ‘makineri që ndryshojnë kushtet e lojës.’

T-90M përfaqëson një përmirësim të dukshëm nga dizajni i pararendësit të tij T-90, dhe përfiton nga integrimi i disa teknologjive të avancuara të cilat pritet të jenë dhe baza e tankut të gjeneratës së ardhshme T-14 Armata.

Tanku qëllon me topin kryesor 2A82-1M dhe sistemin e kontrollit Kalina, me një seri municionesh të specializura ‘bunker shpuese’ dhe anti-ajrore. T-90M mburret gjithashtu me sistemin e mbrojtjes Afghanit dhe mburojën reaguese Relikt e cila rrit disa herë masën e mbijetësës në betejë.

T-90M është renditur si i treti mjet më i aftë në botë dhe i jep ushtrisë ruse një homolog më të lehtë se pararendësi T-14 por me të njëjtat aftësi.

FOTO GALERI
1/3
Tanku qëllon me topin kryesor 2A82-1M dhe sistemin e kontrollit Kalina, me një seri municionesh të specializura ‘bunker shpuese’ dhe anti-ajrore.

Top Channel