Debat në Open/ Shalsi: Sa punonjës janë larguar nga puna? Eksperti: Atë se di as ti

14/04/2020 22:36

Në pjesën e dytë të Open në Top Channel po diskutohet për paketën e dytë ekonomike të lançuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë diskutimit pati një debat të fortë u zhvillua mes ministrit të sipërmarrjes, Eduard Shalsi dhe ekspertit Besart Kadia. Gjithçka nisi kur Kadia hodhi akuza për paketën ekonomike të qeverisë.

“Biznesi thotë me ndihmoni që të mos heq punonjës nga puna. Qeveria po thotë po pres, largohen nga puna punonjësit, atëherë fillon ndihmën qeveria”- tha Kadia.

-E di sa punonjës janë largua nga puna?- e pyeti Shalsi.

-Atë se di as ti- iu kundërpërgjigj Kadia.

Duhet një minimum etike në komunikim. Janë ca palo analistë dhe ekspertë që ta çakordojnë bisedën dhe nuk e orientojnë atë. Janë  40 mijë punonjës të larguar nga puna nga 6300 ndërmarrje. Merr shënim se po të flas me shifra- iu kundërpërgjigj Shalsi.

Top Channel