Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channel ku foli për përballjen e turizmit me krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Klosi u ndal edhe tek heqja e TVSH-së për rregjistrimin e jahteve.

“Regjistrimi i jahteve do ti japë turizmit shqiptar një shtysë zhvillimi. Të gjithë vendet e tjera të rajonit e kanë të zhvilluar këtë si sektor. Na tani po krijojmë një lehtësi që jahtet të parkohen në Shqipëri dhe jo në vendet e tjera të rajonit”- tha Klosi.

Çfarë i sjell turizmit kjo?- e pyeti Eni Vasili.

“Besoj së këtë vit të regjistrohen qindra jahte. Kjo do ti sjellë frymë turizmit dhe në mënyrë direkte i jep shtysë edhe ekonomisë shqiptare”- tha Klosi.

Kujtojmë që Jorida Tabaku e kundërshtoi Klosin me anë të një postimi në facebook, ndërsa Klosi tha se kur Berisha ishte në pushtet, turizmi nuk ishte i zhvilluar.

Top Channel