Çfarë do të bëhet me punonjësit që punojnë në të zezë? Ja si përgjigjet Eduard Shalsi në Open

15/04/2020 00:47

Në Open në Top Channel u diskutua paketa e dytë ekonomike e lançuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama. Për të diskutuar për këtë paketë ishin të ftuar ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, eksperti Besart Kadia dhe Zef Shtjefni, prodhues.

Çfarë do të behët me ata që punojnë në të zezë?- e pyeti Eni Vasili.

Informaliteti është i thellë në tranzicionin shqiptar. Kemi menduar shumë gjatë por kemi shikuar si zgjidhje të pranueshme denoncimim. Ai që punon në të zezë të denoncojë dhe ne do përpiqemi t’i sajojmë një pagë për të- tha Shalsi.

Ku të denoncojë?- e pyeti Eni Vasili.

Po të denoncojnë tek ne. Të denoncojë tek portalet e qeverisë, tek tatimet etj- vijoi ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi.

Top Channel