Duka anglez i Sussex ka thënë se fundmi se mezi po përshtatet që kur është vendosur në Los Angeles për të nisur jeten e re me Meghan Markle, tha së fundi një mikeshë e tij.

Dr Jane Goodall shtoi se Princ Harry mendon tashmë se jeta është “pak sfiduese” që kur ka hequr dorë nga privilegjet mbretërore dhe është vendosur në Amerikën e Veriut.

Primatologia, ose ndryshe ekspertja e shimpanzeve, ka qenë në kontakt të shpeshtë me të dhe ishte ftuar në kështjellën mbretërore Windsor Castle verën e shkuar. Ajo është një nga pak njerëz jashtë familjes që mund të mbajnë në krahë djalin e tyre 11 muajsh Archie.

Në një intervistë mbi jetën e re të princit përtej Atlantikut  Dr Goodall tha: “Nuk e di sesi do të shpaloset karriera e tij por sigurisht që kam qenë në kontakt dhe besoj se jeta i duket pak sfiduese tani”.

Duke sfiduar sugjerimin se ai dhe i vëllai Princ William janë gjuetarë entuziastë, ajo shton:

“Po, ata janë gjuetarë, por besojë se  Harry do të ndalojë pasi Meghan nuk e pëlqen gjuetinë”.

Dhe në fakt megjithse kanë bërë aktivizëm për mbrojtjen e specieve të rrezikuara, Harry e William janë përballur me kritika për gjuetinë e tyre gjatë viteve. Në 2014 u publikua një foto  20-vjeçarit Harry duke pozuar mbi një buffalo që sapo kishte vrarë në pushimet në Amerikën Jugore.

Goodall thotë se biri i tyre Archie do të rritet ndryshe nga zakonet mbretërore. Ajo shton se çifti kërkon vetëm dy fëmijë me qëllim “mbrojtjen e mjedisit në një kohë kur popullata globale është një nga kërcënimet e planetit.

Top Channel