Austria plan të ngjashëm me të Shqipërisë, Rama flet për strategjinë e hapjes: Do përdorim frenat e emergjencës nëse…

14/04/2020 18:38

“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme” ky është reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirimin e masave kundër përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

Rama ka marrë si shembull veprimet e Austrisë ku shkruan se ata kanë një plan të ngjashme me të Shqipërisë por janë më të avancuar në 10 ditë.

Ndërkohë që Rama duke plotësisht dakord me kancelarin Austriak  që thotë se nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment

Kryeministri Rama ne FB: AUSTRIA KA NJË PLAN HAPJEJE TË NGJASHËM ME TONIN DHE MË TË AVANCUAR NË KOHË ME RRETH 10 DITË. JA ÇFARË KA SHKRUAR PARA PAK MINUTASH NË TËITTER KANCELARI AUSTRIAK:

“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme. Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment”

FIKS”

Top Channel