Ndodh në Korenë e Jugut/ Covid-19 nuk pengon politikën, mbahen zgjedhjet parlamentare mes pandemisë

15/04/2020 08:34

Korea e Jugut ka nisur votimet sot për të zgjedhur anëtarët e parlamentit, ku qytetarët do votojnë duke veshur maska dhe doreza plastike si pjesë e masave të rrepta të sigurisë, në një nga zgjedhjet e para kombëtare që u mbajtën në mesin e pandemisë koronavirus.

Rreth 14,000 vendvotime ishin të hapura në orën 6 të mëngjesit në të gjithë vendin pas dezinfektimit, dhe votuesve u kërkohej të vinin një maskë dhe të kishin një kontroll të temperaturës pas mbërritjes.

Kushdo që temperatura e të cilit ishte më e lartë se 37.5 Celsius u çua në një kabinë të veçantë.

Të gjithë votuesit duhet të përdorin dezinfektues dhe doreza plastike kur hedhin fletëvotimet dhe të mbajnë distancën prej 1 metër.

Koreja e Jugut është një nga vendet e para që zhvillon zgjedhje kombëtare që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit, ndërsa shumë të tjerë i shtynë ato.

Top Channel