285 viktima brenda 24 orëve të fundit/ Gjermania shënon rekord ditor të të vdekurve nga koronavirusi

15/04/2020 10:42

Gjermania ka shënuar sot numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga koronavirusi, ku në 24 orët e fundit, humbën jetën 285 persona.

Kjo shifër tejkaloi rekordin e mëparshëm, që u shënua të premten e shkuar, ku ndërruan jetë 266 persona, duke e çuar totalin e viktimave nga 2,969 në 3,254, një rritje prej 9.6 përqind.

Por vihet re se pavarësisht numrit të rritje të viktimave, vendi ka një ngadalësim të infeksioneve të reja, gjë që ka nxitur këshilltarët shkencorë të bëjnë thirrje për rihapjen e shkollave “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Numri i infeksioneve të reja sot ishte 2.486, më i lartë se 2.082 që ishte dje, por gjithsesi shifra e dytë më e ulët që nga 22 mars, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve nga 125,098 në 127,584.

Një grup akademikësh bëri thirrje që shkollat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur. Akademia e Shkencave Leopoldina sugjeron që fëmijët mund të ktheheshin në shkollë në klasa me jo më shumë se 15 nxënës, për të zbatuar distancimin shoqëror.

 

Top Channel