Italianët e bëjnë më së miri/ Të pish shampanjë me miqtë duke “shmangur” Koronavirusin

14/04/2020 22:05

Koronavirusi me të vërtetë ka paralizuar të gjithë rrjedhën e jetës, ndër të cilat mund të jenë festat, ceremonitë, shëtitjet.

Por nga krahu tjetër, qytetarët kanë gjetur gjithmonë një formë apo një mënyrë për t’u mos u shkëputur nga normaliteti, përpos situatës. Në Itali, e cila është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë, disa banorë, nuk i ka penguar virusi për të shijuar një gotë shampanjë.

Arkitektura italiane, i ka të ndërtuara pallatet e ndërtesat ngjitura njëra-tjetrës dhe këtë strukturë e kanë shfrytëzuar  qytetarët, të cilët me anë të shkopinjve të gjatë, kanë lidhur gotat e shampanjës duke tokur gotat dhe uruar njëri-tjetrin gëzuar.

E gjithë skena e pazakontë, por mjaft e bukur ka ndodhur në Brindisi, për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

Top Channel