Trump i ndërpreu fondet OBSH-së/ OKB: Nuk është koha për të reduktuar të ardhurat, të punohet për ndalimin e virusit

15/04/2020 08:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e udhëzoi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

KJo pasi sipas tij “ka dështuar në detyrën e saj themelore”: përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai e akuzoi OBSH-në, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet përgjegjëse.

  Trump: SHBA ndërpret fondet për OBSH-në. Shkak, keqmenaxhimi i CoVid-19

Ndërkohë lidhur me këtë vendim të Trump ka reaguar edhe OKB.

Shefi i OKB, Antonio Guterres tha se: Tani nuk është koha për të reduktuar të ardhurat për OBSH. Është koha që komuniteti ndërkombëtar të punojë në ndalimin e këtij virusi.

Top Channel