Shërimi i mjekëve Brataj e Koraqi, reagon Meta: Lajm i gëzueshëm, e rëndësishme zbatimi i masave

14/04/2020 20:14

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si një lajm të gëzueshëm shërimin e Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga CoVid-19.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale , Meta falenderon mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor për punën që po kryejnë ndërsa thekson se masat e ndërmarra duhet të zbatohen dhe për këtë duhet një bashkëpunim.

Gjithashtu në reagimin e tij Meta ka shpërndarë edhe njoftimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me shërimin e dy mjekëve.

“Shërimi i Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga #COVID19 është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë, sikundër është edhe shërimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët e kanë fituar betejën me këtë pandemi të rrezikshme!
Duke i falenduar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, që me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm po sakrifikojnë si askush tjetër për shëndetin e çdo qytetari në vijën e parë të frontit, ritheksoj rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi.
#MjekëtJanëHeronj “ shkruan Manastirliu.

Top Channel