E enjte, 09 Janar 2020
16:23
“Virgin Galactic” krijon anijen e dytë hapësinore, pretendohet të çojë njerëz në kozmos

Virgin Galactic i bëri bashkë të gjithë elementet kryesore të anijes së saj të dytë hapësinore që pretendohet të çojë njerëz në kozmos.

16:07
OnePlus prezantoi telefonin që i zhduket kamera, të frymëzuar nga McLaren

Në CES 2020, OnePlus e ka prezantuar telefonin Concept One të cilit i zhduket kamera, ndërsa është i frymëzuar nga makina sportive McLaren 720S Spider.

16:02
Ish-drejtues të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut do të gjykohen për dhunën në Kuvend

Gjykata Penale në Shkup njoftoi se katër ish-drejtues të lartë shtetërorë do të gjykohen për ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, që ndodhën 27 prillin e vitit 2017.

16:01
Rama: Sulm? Jemi vend i NATO

Shqipëria mori sot zyrtarisht drejtimin e OSBE.

15:57
Pyjet ne Australi po i djeg edhe një shpend

Australia po përvelohët por shkak për këtë mund të jetë edhe një shpend. Studioesit mendojnë se ai është përgjegjës për përhapjen e zjarrit duke shpërndarë shkopinjtë e ndezur në zonat të thata. Australia është në kulmin e sezonit veror dhe me mungesë rreshjesh dhe zjarret ndizen menjëherë.

15:54
Raporti i Fitch/ Meta: Urgjentisht vendosja e dialogut politik

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

15:51
Mashtruan 500 kosovarë për viza pune. Dënohen me 10 vite burg

Me 10 vjet e gjysmë burgim ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për mashtrim të rreth 500 Kosovareve për viza pune në Gjermani. Flamur Hoxha është dënuar me 6 vjet burgim dhe 21 mijë euro, ndërsa Besim Rexhaj me 4 vjet burgim dhe 12 mijë euro

15:47
Një muaj paraburgim për Igballe Berisha-Hudutin, kërkoi hakmarrje ndaj SHBA për Qasam Soleimanin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës I.H për shkak të veprës penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

15:46
Tërhiqet nga gara për Durrësin kandidati socialist: Nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme

Kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha përmes një letre publike njofton tërheqjen nga gara.

15:45
Shuhet zjarri në malin e Karaburunit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në orët e para të ditës në malin e Karaburunit.

15:44
Mustafa para takimit: Po mundohemi të arrijmë marrëveshjen me VV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tanimë ka arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të nis takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

15:33
Zhduket Adonis Gashi, kishte qëndruar në të njëjtën qeli me Astrit Deharin

Është zhdukur Adonis Gashi, ai kishte ndarë të njëjtën qeli me Astrit Deharin në burgun e Prizrenit. Gashi nuk është paraqitur në stacionin policor në Prizren për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vdekjen e Deharit.

15:28
Guri i lashtë Viking, paralajmëron “kataklizmën” klimatike

Një prej gurëve më të famshëm të lashtë në botë, i vendosur nga vikingët, mendohet se mund të ketë qenë një lloj paralajmërimi për një krizë klimatike në Suedi.

15:23
Vit i ri, hall i vjetër! Roma sërish probleme me dëmtimet

Skuadra e Romës në futbollin italian po përjeton një formë të mirë këtë sezon dhe është aktualisht brenda objektivit për një vend në Champions.

15:21
Vlorë/ Automjeti del nga rruga, aksidentohet e moshuara

Një automjet ka dalë nga rruga në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

15:20
Virusi i rrezikshëm në Kinë/ I lidhur me Sarsin shkakton epideminë misterioze të pneumonisë

Një virus i ri i lidhur me Sarsin është shkaktari njw epidemie misterioze pneumonie që ka shpërthyer në Kinë.

15:17
Përkujtohen viktimat e 9 janarit/ Në 2004, gomonia me 28 persona u mbyt në det

Në përkujtim të 16-vjetorit të tragjedisë së Karaburunit, familjarët e viktimave ndezën sot qirinj dhe hodhën lule në det.

15:16
Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Lushnjë, humbasin kontrollin e motoçikletës

Një çift bashkëshortësh Riza dhe Lumturi Xhelali nga Savra e Lushnjës janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Fier Lushnjë.

15:14
Elbasan/ Digjet makina e policit. Efektivi ishte pezulluar disa herë nga detyra

Mjeti privat i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

15:09
Shemben ndërtimet tek “Astiri”/ Përdoret eksploziv në ndërtesën me 6 kate

Pas dy muajsh, IKMT u rikthye në unazën e re, për të vijuar me aksionin e shembjes së shtëpive, për t’i hapur kështu rrugë projektit të unazës së madhe.

15:01
Ambasadori i SHBA në OSBE për Top Channel: Krenar për Shqipërinë në krye të OSBE-së

James Gilmore ambasador i SHBA në OSBE u pyet nga i dërguari i Top Channel në Vienë Muhamed Veliu si e shikonte ai marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria?

14:53
Konflikt mes familjeve/ Plagosin me mjet prerës policin, arrestohet një nga autorët (emri)

Dy persona kanë plagosur me prerës një polic i cili është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti mes tyre ka ndodhur para prefekturës në Dibër.

14:47
Krizë në familjen mbretërore/ Princi Harry heq dorë nga rangu i lartë

Nipi i Mbretëreshës dhe djali i vogël i princeshës së ndjerë Diana, ose vëllai i mbretit të ardhshëm të Anglisë, Princi Harry dhe gruaja e tij amerikane, njëherë e divorcuar, kanë vendosur të largohen nga jeta mbretërore, si anëtarë të lartë të monarkisë, për të filluar një jetë të re, me shumë gjasa në Kanada.

14:45
Mbrojtja e malit të Tomorrit, kapen 3 kamionë me gurë dekorativë

Në kuadër të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së malit të Tomorrit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor, është ndërmarrë prej disa ditësh një operacion në zonën në fjalë.

14:33
Veliaj: Partitë e rëna nuk mund ta mbajnë peng Tiranën me kauza false. Këtë mandat mbyllim sheshin fundor te Bulevardi i Ri

100 pemët e para për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet u mbollën sot në Lumin e Tiranës, i cili është edhe një nga projektet e mëdha që do të transformojë zonën e Bregut të Lumit.

14:29
Kosovë/Apostolova e shqetësuar pas djegies së veturës së Simiçit

Digjet vetura e deputetit të listës serbe në Leposaviç. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur djegien së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç. Ajo tha se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

14:23
Kroacia humb çdo vit 15 000 banorë

Largimi në masë i trurit nga vendet anëtare të BE-së nga Lindja drejt Perëndimit është një çështje ekzistenciale, ndërkohë që gjysma e BE-së po përballet me pakësimin e popullsisë dhe ky është një problem që duhet diskutuar në nivel europian, u shpreh kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç për të përditshmen franceze “Le Monde”.

14:23
A rrezikon realisht Shqipëria një sulm kibernetik nga Irani?

Teksa konflikti SHBA-Iran ka ngjallur kudo frikën e një lufte të mundshme gjithëpërfshirëse, deklarata e liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei-t, i cili iu referua Shqipërisë si një vend i vogël djallëzor evropian, për shkak të strehimit të anëtarëve të forcave opozitare iraniane të njohur si MEK, me të drejtë e shtyu opinionin publik të mendonte se vendi ynë është i rrezikuar.

14:22
Kosova kryen stërvitjen e parë në Katar

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha).

14:19
Humb kontrollin e motorit/ 52-vjeçari bie në kanal dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe ka rënë në kanal, e për pasojë ka ndërruar jetë.

14:11
Aksidenti ajror në Iran, zbulohet identiteti i viktimave

Familje të tëra humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm ajror të një dite më parë në Iran.

14:05
“Antishpifja”, Rama: OSBE është në harmoni të plotë për këtë ligj

Teksa mbajti një fjalë përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet nga një gazetar i huaj sa i takon paketës “Antishpifja”.

14:00
GLPS: “Pronto” paraqet dështimin e sistemit të drejtësisë

Mënyra sesi u trajtua rasti “Pronto” është cilësuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë.

13:49
Rama: Kemi marrë një risk me muxhahedinët, çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti një fjalë përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

13:41
Shkollat nuk ngrohen/ Bashkia Gjirokastër shpenzoi fondin rezervë për 10 ditë

Shkollat në Gjirokastër janë duke përdorur për ngrohje vetëm gjatë ditëve të para të janarit fondin rezervë për të gjithë sezonit.

13:37
I vihet zjarri makinës së policit/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Automjeti privat i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

13:32
I dehur në timon, shoferi përplaset me bordurën e urës dhe përfundon në kanal

Një automjet ka rënë gjatë natës brenda kanalit të Zagores në Uznovë, Berat.

13:30
Cakaj: Shqipëria e angazhuar për të promovuar sigurinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, së bashku me Kryeministrin dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kryetarin në Detyrë të OSBE-së, ndodhen në Këshillin e Përhershëm, në Vjenë, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.

13:23
Rënia e avionit ukrainas, një nga viktimat e kishte parandjerë tragjedinë

Një nga viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte.

13:21
Rama në fjalën përmbyllëse në OSBE: Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë

“Ndihem i nderuar për zërat që na kanë mbështetur. Jemi në drejtimin e duhur, do bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja, ky është nisja e bisedimeve më të gjata ti japim prioritet dialogjeve politiken mes liderëve”, kështu tha kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

13:21
Zjarr në malin e Karaburunit, rrezikohet pylli i Llogorasë/ Zjarrfikësit s’shkojnë dot me automjet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në orët e para të ditës në malin e Karaburunit.

13:17
Rinisin shembjet tek “Astiri”/ 5 objekte të tjera prishen për Unazën e Re

IKMT rikthehet pas dy muajsh në Unazën e Re.

13:07
Shqipëria merr kryesimin e OSBE/ Rama shpalos prioritetet përpara këshillit të përhershëm

Shqipëria është vendi i radhës që na sot mori kryesimin e OSBE.

13:00
I riu kapet me 20 mijë euro në Rinas, ja ku i kishte fshehur

Një rast i transferimit të parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme është parandaluar në aeroportin e Rinasit.

12:54
Rally i Dakar, garat në Arabinë Saudite zhvendosen në Al Ula

Relli Dakar uli siparin e etapës së katërt që coi karvanin e garuesve në qytetin e Al Ula, pas një prove të fortë prej thuajse 500 kilometrash ku spektakli mbi rërë, ishte si gjithmonë prezent.

12:51
Shkup/Shekerinska: Nuk duhet të përjashtohet rreziku nga strukturat radikale

Për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për praninë e organizatave joqeveritare në vend që lidhen me Iranin, pasi Maqedonia Veriore nuk është në interes të tyre, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke shtuar se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Iranin janë shumë modeste.

12:50
Turneu në Arabi, Reali në finalet e Superkupës

Reali i Madridit u kualifikua në finalen e Superkupës Së Spanjës, pasi mundi 3-1 Valencian dhe avancoi në ndeshjen e fundit të turneut.

12:48
“Tenis” në stadium/ PSG sfidon 6-1 Saint Etien

Paris Sën Zhermen shkroi emrin e saj mes gjysmëfinalistëve të Kupës së Francës por e bëri këtë me prepotencë duke shkatërruar rivalin e radhës.

12:40
Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

12:34
Sulme të tjera në Bagdad! Raketat iraniane bien afër ambasadës amerikane

Ishin sistemet antiraketë Patriot të SHBA-së ato që mbrojtën hapësirën e aeroportit të Erbil-it, ku janë vendosur bazat e një pjese të koalicionit ndërkombëtar.

12:31
Man.UTD kërkon Kumbullën/ Ofron 13 milionë pound për mbrojtësin kuqezi

Marash Kumbulla është një ndër emrat më të kërkuar të merkatos së kuqezinjëve.

12:28
Siguria në Twitter, testohen masat e reja në platformën sociale

Twitter-i po planifikon të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, ose dhe t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht.

12:23
Ndeshja e bamirësisë/ Nesër në “Air Albania”. Hasi: Detyrim kontributi ynë

Ndeshja bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë ka hyrë në 24 orëshin e fundit nga vërshëllima e takimit të parë.

12:22
Tentoi të vriste një punonjës policie, kapet në Belgjikë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar nga Vlora, i kërkuar për vrasje të mbetur në tentative ka rënë në pranga dhe është deportuar nga Belgjika në Shqipëri.

12:13
Laçi pa spital/ E shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit, pritet shembja

Që prej tërmetit të 26 Nëntorit urgjenca e spitalit e Laçit është zhvendosur në mjediset e një kishe.

12:13
Lind foshnja në autobus! Si mami shërbyen disa policë

Disa oficerë policie në Argjentinë janë gjendur përballë një situate të pazakontë, të cilën në fund, e kapërcyen me sukses: ata asistuan në lindjen e një foshnjeje në autobus.

12:09
Çfarë fshihet? Misteret e aksidentit ajror në Iran, Teherani nuk jep kutitë e zeza!

Disa foto të dala në dritë së fundi pranë vendit ku u rrëzua avioni ukrainas me 176 persona në bord, duket se tregojnë mbetjet e një rakete.

12:05
Trump, kërkesë NATO-s/ Presidenti amerikan kërkon më shumë angazhim

Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në Lindjen e Afërt kanë bërë që presidenti Trump të kërkojë nga NATO më shumë angazhim në Gjirin Persik.

11:59
VV-LDK shumë pranë marrëveshjes, sot dita vendimtare për koalicionin?!

Edhe pse takimi i së mërkurës mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përfundoi pa ndonjë rezultat, ky I fundit la të kuptohet se ka pasur lëvizje në drejtim të arritjes së marrëveshjes mes dy partive.

11:54
A ishte kjo fotoja që detyroi Harry dhe Meghan të lënë pallatin mbretëror?

Një portret i Familjes Mbretërore mund të ketë qenë nxitja e fundit për Princ Harry dhe Meghan Markle.

11:49
Kapet krahu i djathtë i Pablo Escobar-it! Spiunohet nga i biri, gruaja e tradhtonte me të atin

Një nga lordët më të kërkuar të drogës, dikur krahu i djathtë i Pablo Escobar-it është arrestuar pasi u spiunua nga vetë djali i tij.

11:41
Pentagoni: Irani u përpoq të vriste trupat amerikane në sulmet me raketa

Pentagoni thotë se Irani u përpoq të vriste trupat amerikane në sulmet me raketa në bazat e tij Irakiane, pavarësisht pretendimeve të Teheranit për të kundërtën.

11:31
Bashkimi Shqipëri-Kosovë. Në Shqipëri e duan më shumë se në Kosovë. Ja sondazhi

Dy organizata prezantuan të dhënat e hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve’ i publikuar këtë javë.

11:28
(FOTO) Si reagoi Trump kur raketat e Iranit sulmuan bazat amerikane

Shtëpia e Bardhë publikoi një foto të presidentit Trump dhe ekipit të tij të sigurisë, fill pasi Irani sulmoi dy baza amerikane në territorin e Irakut, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA.

11:27
Çifti nga Zvicra bën me banesë një familje gjilanase

​Çifti nga Zvicra, Esha Ismaili dhe Samir Kica, e ka bërë me banesë të re një familje gjilanase, e cila deri tani ka jetuar në kushte të rënda banimi.

11:17
Digjet makina e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës

Makina e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, u dogj rreth 20 minuta pas mesnatës së shkuar në Leposaviq.

11:14
Përgjaket qyteti nigerian! Humbin jetën 20 ushtarë, 1 mijë banorë shpërngulen

Një sulm terrorist në një qytet të Nigerisë u ka marrë jetën 20 ushtarëve si dhe ka detyruar 1 mijë banorë të shpërngulen.

11:11
Vrasja makabre në Mallakastër/ Flet xhaxhai i 16-vjeçarit: Të marrë dënim

Drita Saliaj është 50-vjeçarja e cila u sulmua më 5 janar, në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur.

11:06
5 herë më shumë se shpejtësia e zërit! Raketat hipersonike që përmendi Trump

Së fundmi, përgjatë një fjalimit të tij, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se aktualisht po testohen shumë raketa super të shpejta hipersonike.

11:04
LOD për të Rinj “Lozana 2020” në fakte interesante

Sot do të hapet edicioni i tretë i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.

11:03
Sulmon nënën dhe motrën, arrestohet

Një person i komunitetit serb është arrestuar në Ranillug, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar nënën dhe motrën e tij.

11:01
Grabitje nën kërcënimin me thikë

Një femër ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë ne lokalin e saj dhe nën kërcënimin e thikës ka arrit të marrë kuletën e saj e cila kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftimin, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

10:59
Kërcënon me jetë babanë e tij, arrestohet 35-vjeçari në flagrancë

Një 35 vjeçar është arrestuar në flagrancën nga policia në Këlcyrë pasi ka kanosur me jetë babanë e tij.

10:54
​Kërcënohet inspektori sanitar në Gjakovë

Një inspektor sanitar ka raportuar se derisa kishte qenë në depon e produkteve ushqimore, ku kishe gjetur disa parregullsi, është kanosur nga pronari derisa i ka shqiptuar një kundërvajtje.

10:53
Vdes një femër në Entin Special në Shtime

Një femër nga Enti Special në Shtime, është sjellë pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.

10:52
Unaza e Madhe, Veliaj: Astiri, një kauzë false partish të lodhura, kauzat e rreme bien si ngrehinat pa leje

Pas shembjes së ndërtesës së fundit te “Ish-Shqiponja”, ka nisur puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet!

10:52
Misioni i parë i FMN-së në ATK për vitin 2020

​Misioni aktual, i cili po qëndron në ATK nga sot deri me 21 janar, ka në fokus vlerësimin e zbatimit të planit afatmesëm të reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.

10:49
Gjendet një person i vdekur në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.

10:48
Lagje e re në Vaqarr, aty ku do strehohen banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar

Po punohet intensivisht për ndërtimin e lagjes më të re në Tiranë, saktësisht në Vaqarr, ku do të strehohen gjithë banorët e zonave përreth, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti.

10:47
Dhunohet një vajzë në Sllatinë

Një vajzë ka raportuar se në vitin që lëmë pas është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga një i dyshuar.

10:43
Barcelona – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në kuadër të Superkupës së Spanjës, ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.

10:37
Edhe Mourinho e dëshiron Piatekun në skuadër

Pas rikthimit të suedezit, Zlatan Ibrahimovic, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.

10:37
Ceremonia në Vjenë/ Ja ku do jetë vizita e parë e Ramës si kryesues i OSBE-së

Përgjatë fjalimit të tij në Vjenë, në ceremoninë e marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së, Edi Rama zbuloi edhe disa detaje dhe hapa të punës së tij në vazhdim.

10:33
Video/ Prishet objekti i pestë te “Astiri”

Që në orën 06:00 të mëngjesit në zonën e “Astirit” kanë mbërritur forca policie në mbështetje të punëtorëve të IKMT-së për të prishur objektet në zonë.

10:27
Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, Rama: Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli përgjatë ceremonisë së marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së.

10:25
Mbappe refuzon të përgjigjet rreth vazhdimit të kontratës me PSG-në

Kylian Mbappe i është shmangur sërish pyetjeve të lidhura me negociatat mbi rinovimin e kontratës së tij me PSG-në, duke insistuar se nuk është kohë e duhur për tu marrë me këtë gjë.

10:19
United në kërkim të një qendërmbrojtësi

Magurie, i cili u transferua tek “Djajtë e Kuq”, për një shumë marramendëse pritet të jetë jashtë fushave të gjelbërta deri në fund të muajit shkurt dhe Solskjaer menjëherë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të gjendet një zëvendësues për të.

10:17
Digjet një shtëpi në Gjakovë

Një shtëpi e pa anuar është kapluar nga zjarri në Gjakovë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

10:15
Sot, Kurti e Mustafa takohen sërish

Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

10:09
Basha: Agjencia prestigjioze Fitch e liston Shqipërinë si vend të rrezikshëm për të investuar

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019, Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

09:58
Foto familjare në Vjenë! Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Si drejtues i saj, Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë, Sekretarin e Përgjithshëm, Thomas Greminger.

09:48
Gjenerali i NATO-s nga Tirana: Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin

Në një takim pune me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë, gjenerali i NATO-s, Michael Barbero bisedoi për samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak.

09:40
(Video) Ja si u grabit filiali i kredive të vogla në Tiranë, prangoset 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi është zbardhur vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.

09:29
Projekti i Unazës së Madhe/ Shpërthim i kontrolluar, nesër shembet godina ku jetonin 7 familje

Projekti i Unazës së Madhe do të sjellë rrafshimin e kësaj godine gjashtëkatëshe nga IKMT-ja.

09:19
Foto/ Kryeministri Rama mbërrin në zyrat e OSBE në Vienë

Pritet të nisë ceremonia ku Shqipëria do të marrë presidencën e OSBE-së ku do të mbajë kryesimin e saj për 12 muaj.

09:08
Tentoi të vidhte shtëpinë e emigrantit, policia kap ‘mat’ 35 vjeçarin

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të vidhte shtëpinë e një emigranti.

08:50
Njeriu më me fat në botë/ Fiton 1 milion dollarë pasi iu dogj shtëpia nga zjarret në Australi

Asnjëherë nuk duhet dorëzuar se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni. Pasi shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, një burrë ka fituar 1 milion dollarë në lotari.

08:39
Digjet i gjallë i vetëm në shtëpi 82 vjeçari nga Këlcyra

Një zjarr ka rënë në Kërlcyrë në Fshatin e Ri. Banesa e shtetasit me iniciale S.D 82 vejç u përfshi nga flakët në mëngjes. Si pasojë e zjarrit gjeti vdekjen 82 vjeçari. Nga hetimet paraprake rezulton që zjarri në banesë ishte aksidental.

08:17
Diell dhe temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

08:00
Elbasan, digjet automjeti i punonjësit të policisë

Në Elbasan është djegur mjeti i një punonjësi policie. Mjeti tip Volkswagen ishte i parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan dhe është në pronësi të shtetasit Edin Gjyli.