Aksident tragjik në Shijak, motoristi 43-vjeçar humb jetë pas përplasjes

15/04/2020 22:41
Foto Ilustruese

DURRËS- Një aksident tragjik ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e kësaj të mërkure ku si pasojë ka humbur jetën një 43-vjeçar.

Policia bën me dije se viktima është R.Sh banues në lagjen Kodër,Shijak, i cili ka qenë duke drejtuar motorin  tip “Yahama”, kur ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10 në Shijak. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel