Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Ashtu siç është premtuar Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Lajmi është rikonfirmuar nga Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, i cili ditën e sotme ka nënshkruar kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb për fondin e ndërtimit të këtyre shkollave.
“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare” tha Soreca
Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”
22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen dhe rehabilitohen falë programit 15 milionë Euro #EU4Schools. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënshkroi sot kontratën me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Limya Eltayeb në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Oltion Rrumbullaku. 7 500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura do të përfitojnë nga ky program. Përgjigja e Bashkimit Evropian dëshmon edhe një herë se Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe shqetësimeve tona. Ne premtuam të ndihmojmë dhe e realizuam këtë me shpejtësi për popullin shqiptar.
“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Top Channel