E enjte, 16 Prill 2020
15:27
Si të shpëtohet biznesi/ Sugjerimet e këshillit të investimeve për qeverinë dhe pushtetin lokal

Këshilli i investimeve shqiptare ka renditur një sërë sugjerimesh në adresë të qeverisë në mënyrë që bizneset shqiptare mos të shkojnë drejt kolapsit.

15:10
Qeveria ndryshon buxhetin/ Nga Fondi rezervë, Kontigjenca dhe shpenzimet e buxhetit për Covid-19

Përmes një akti të ri normative qeveria i bën disa ndryshime Buxhetit të vitit 2020, në zërin “Shpenzimet e buxhetit të shteti”.

15:07
“Nuk kam kohë të vdes”/ Gruaja me kancer tregon se si po e përballon sëmundjen në këtë kohë pandemie

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, Majlinda Nanaj.

14:54
Kriza nga koronavirusi, rritet në shifra ekstreme papunësia në SHBA

Më shumë se 21 milion amerikanë kanë humbur punën e tyre në katër javët e kaluara, tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Departamentit i Punës.

14:54
Ndryshimet në Kodin Penal/ Kush thyen karantinën 2-3 vite burg, dënim 3-8 vite burg për…

Kuvendi ka miratuar sot me riformulime ku pasqyrohen edhe rekomandimet e Presidentit Ilir Meta, të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19 në këtë gjendje fatkeqësie.

14:49
A kishte debat me Bashën te Këshilli i Sigurisë? Përgjigjet Rama: Sikur edhe…

“Nëse nuk do të kishte debate, atëherë nuk kishte arsye të bëhej mbledhja”, deklaroir kreu i qeverisë, Edi Rama, lidhur me atë që ka ndodhur mbrëme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, dhe nëse ka patur apo jo debate me kryedemokratin Basha.

14:37
Rama për Kodin Penal: Punë e mirë në favor të situatës. Po përgatitemi për hapjen e ekonomisë dhe jetës

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare ku tha se me votimin e ndryshimeve në Kodin penal, u bë një punë e mirë në favor të situatës së krijuar nga koronavirusi.

14:32
Futbolli italian pritet të rikthehet me këtë super ndeshje

Italia ka qenë vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë botën ku shumë njerëz kanë humbur jetën.

14:24
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/ Ruçi: Presidenti i kënaqur për bashkëpunimin me Parlamentin

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal.

14:22
Vdes shkrimtari i njohur/ Koronavirusi i merr jetën Sepulvedës

Koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit të njohur kilian, Luis Sepulveda.

14:14
Rama replikë me Hajdarin: Flet nga Hëna, e siguroj se…

Me rifillimin e seancës plenare të Kuvendit ka pasur replika me kryeministrit Rama dhe deputetes së opozitës Rudina Hajdari.

14:10
Ndërron jetë motra e artistit shqiptar/ Gazetarja gjendet e vdekur brenda banesës në Prishtinë

Është gjetur e pajetë në banesën e saj në Prishtinë, gazetarja dhe kompozitorja 44-vjeçare, Violeta Rexhepagiq, e cila prej vitesh punonte në Radio Televizionin e Kosovës.

14:01
Klubet e Premier League, ulimatum federatës: Kampionati të mbyllet brenda 30 qershorit!

Premier League është një nga kampionatet e mëdha që është ndalur për shkak të emergjencës së koronavirusit.

13:56
92 vdekje brenda 24 orëve/ Si është situata e Covid-19 në Iran

Me 92 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 4.869 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri COVID-19.

13:47
Përgjigjet specialistja e ISHP-së, Silva Bino: A ka të burgosur me COVID-19 në Shqipëri?

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë të burgosur me Covid-19 në burgjet shqiptare.

13:37
Bota, sytë nga virusi, Kina teston armë atomike!

Në kohën kur bota është e përqendruar tek beteja kundër koronavirusit që u përhap nga Kina, ajo vetë sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, mund të ketë kryer fshehurazi një provë bërthamore.

13:34
5 letra dashurie nga Simone De Beauvoir

Më 14 prill 1986 u nda nga jeta një prej personazheve më interesante të letrave të shekullit XX, shkrimtarja franceze Simone De Beauvoir.

13:23
“Të paprekshmit” e Indisë, çfarë po ndodh në këtë vend prej koronavirusit!

Që kur India u bllokua për shkak të koronavirusit, 57 familjeve në fshatin kodrinor Vijayawada, iu ndalua të zbrisnin poshtë, as për te blerë sende të domosdoshme si ushqime apo ilaçe.

13:23
Vazhdon aksioni kundër shkelësve të karantinës, 593 të gjobitur në 24 orë

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.

13:21
Rritet bilanci/ Kosova shënon viktimën e 10-të nga Covid-19

Ka shkuar në dhjetë numri i personave që kanë humbur jetën prej pandemisë Covid-19, në Kosovë.

13:13
Xhironte gomat i dehur/ Thyen karantinën dhe kundërshtuan policët, pranga shoferit e pasagjerit në Dibër

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, efektivët kanë konstatuar një automjet që qarkullonte jashtë fashës së lejuar në qytet, duke xhiruar gomat.

13:05
Bilanci në 24 orë/ 551 viktima dhe thuajse 4000 të shëruar në Spanjë

Është rritur bilanci i viktimave në Spanjë, ku janë shënuar 551 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje.

13:04
Mister më i madh kozmik, shumë pranë zbardhjes!

Yjet, galaktikat, planetët, pothuajse gjithçka që përbën jetën tonë të përditshme i detyrohet ekzistencës së saj një fenomeni të çuditshëm kozmik.

13:01
Rama thirrje deputetëve: Mos u bëni agjentë të Covid-19, votoni Kodin!

“Mos u bëni agjent të Covid-19, votoni Kodin!”, kështu u tha kryeministri Edi Rama deputetëve në parlament për të votuar ndryshimet në kodin penal.

12:55
Shkon në 26 numri i viktimave nga CoVid-19/ Detajet: 64-vjeçarja e intubuar prej dy javësh

Një paciente 64-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar kështu në 26 numrin e viktimave në vend nga CoVid-19.

12:51
Punimet për ‘Qatar 2022’ / Shfaqen 5 raste me coronavirus

Coronavirusi shfaqet edhe në ‘kantierin’ e punimeve për Botërorin e Futbollit të vitit 2022 që do të mbahet në Katar, pasi në 3 stadiume ku po kryejnë këto punime, 5 punëtorë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

12:47
“Boll tani, mos mashtroni njerëzit”/ Rama-Murrizit: Lërja Zotit thotë teologu Myslim

Mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe deputetit Myslim Murrizi ka patur një sërë replikash, ku ky i fundit është përgjigjur disa herë nga vendi (përgjigjet e tij nuk dëgjoheshin).

12:47
Serie A, jo në veri/ Dyshime te ekipet e veriut

E mërkura ishte një ditë e rëndësishme për rifillimin e kampionatit italian të futbollit teksa drejtuesit më të lartë të Federatës zhvilluan një takim në përfundim të të cilit zbuluan hipotezat e para për ristartin e aktiviteteve.

12:42
CoVid-19/ Humb jetën 64-vjeçarja, 518 të prekur në vend. Hartës i shtohet edhe Mallakastra

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detajet e fundit nga situata e covid-19 në vend.

12:34
Britani, vogëlushi 11 muajsh me koronavirus lufton për jetën!

Një vogëlush 11 muajsh po lufton për jetën në Britani, pasi u diagnostikua me koronavirus.

12:28
Bota në karantinë! Ursula von der Leyen: Evropa duhet t’i kërkojë falje Italisë

“Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të pandemisë. Kjo është e vërteta, Unioni tani duhet t’i kërkojë Italisë dhe po e bën. Por një falje është e vlefshme vetëm nëse ajo ndryshon sjelljen. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Tani zemra e BE-së rreh për solidaritetin dhe qëndron krah atyre që duhen ndihmuar më shumë”, u shpreh presidentja gjermane e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në sallën e Parlamentit Evropian.

12:26
Veterani britanik mbledh 12 milionë paund për luftën ndaj Covid-19

“Për sa kohë njerëzit të vazhdojnë të japin, unë do të vazhdoj të ec”; një histori prekëse mbërrin nga Britania e Madhe, ku heroi i Luftës së Dytë Botërore, kapiteni Tom Moore arriti të mbledhë 12 milionë paundë ndihma për sistemin shëndetësor të vendit, që po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit.

12:26
Rama deputetëve: Pse s’doni ta kuptoni? Në Kodin tonë Penal nuk ka asgjë për pandeminë

Kryeministri Edi Rama foli në parlament edhe për masat e marra këto kohë dhe pse ndryshimet në kodin penal janë të domosdoshme.

12:21
Biznesi i mbyllur paguan taksa/ Tregtarët e Medresesë: Kemi humbje të mëdha

Tek tregu industrial tek Medreseja punojnë mbi 1000 biznese të vogla, që kanë ulur qepenat që në 12 mars 2020.

12:20
Vishu, bëhu gati e dil në ballkon shijo koncertin! Nisma më e re e Bashkisë Tiranë shkon lagje më lagje

Bashkia Tiranë, vjen me një tjetër nismë interesante në këtë kohë të vështirë pandemia, pë t’ua lehtësuar sa më shumë qëndrimin në shtëpi kryeqytetasve.

12:12
‘Pacienti zero’ doli nga laboratori kinez? SHBA nis hetimet

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Kinës të japë shpjegime pas raporteve se koronavirusi e ka pasur vërtet origjinën në një laborator kinez, por jo si armë biologjike.

12:11
Rama në parlament: Mos t’i hedhim në lumë çfarë kemi bërë, do t’i hapnim shtegun armikut

Kryeministri Edi Rama tha në parlament se Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me covid-19, por se nuk duhet ulur vigjilenca.

12:09
Paralajmërimi i deputetit: E ka larë me gjak demokracinë Shkodra, s’ka si e lan me vdekje edhe pandeminë

Deputeti i Shkodrës, Zef Shtjefni ka paralajmëruar se nuk do t’i votojë ndryshimet në Kodin Penal, duke i cilësuar si të panevojshme.

12:04
“Ke shkelur Kushtetutën”/ Gjuzi-Ramës: Të gjithë i vesh me maska, vetë nuk e vë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama, duke u shprehur se ky i fundit ka shkelur Kushtetutën.

12:00
Viktimat po shtohen/ Profesori i epidemiologjisë: Strategjia e Suedisë, e pasuksesshme!

“Niveli në të cilin Suedia ka mbrojtur më të cenuarit është i diskutueshëm, pasi ne e dimë se koronavirusi është i pranishëm në spitale dhe shtëpi pleqsh, çka çon në përfundimin se strategjia nuk e ka mbrojtur sa duhet popullatën më të cenueshme nga virusi”.

11:57
Riatdhesimi/ Balluku qytetarëve: Si të rezervoni online biletën dhe dhomën e hotelit në Durrës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar qytetarët që presin të riatdhesohen këtë fundjavë, rreth prenotimit të biletës së tyre në AirAlbania si dhe prenotimit të hotelit në Durrës, për karantinimin 14 ditor.

11:57
Rritet bilanci/Covid-19, ja sa viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Belgjikë

Një tjetër shifër e lartë viktimash është shënuar ditën e sotme në Belgjikë si pasojë e virusit të ri Covid-19.

11:49
Ahmetaj u përgjigjet kritikave të opozitës parlamentare: Nga 2 paketat e qeverisë përfitojnë 310 familje

Ministri i koordinuar për situatën e emergjencës së COVID-19, Arben Ahmetaj ka reaguar në Kuvend, pas kritikave nga opozita parlamentare duke u shprehur se nga paketat e para të qeverisë përfitojnë drejtpërdrejt 310 familje.

11:44
SHBA, 20% të vdekjeve nga virusi nëpër botë/ Trump: vendet e tjera po fshehin të vërtetën!

Presidenti Donald Trump i akuzoi vendet e tjera se po gënjejnë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë vendi me bilanci më të thellë të jetëve të humbura prej tij në mbarë globin.

11:34
Lleshaj për ndryshimet në Kodin Penal: Ai që shkakton vdekje duhet të paguajë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot në parlament se ndryshimet në Kodin Penal, duhen miratuar dhe secili që shkakton pasoja të rënda me papërgjegjshmërinë për zbatimin e rregullave të vendosura duhet ta paguajë me ndëshkim të rëndë.

11:34
Manastirliu: Vendimet e marra në kohën e duhur shmangën kolapsin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë ka deklaruar se masat e marra nga qeveria për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, janë marrë në kohë dhe kanë shmangur kolapsin shëndetësor.

11:31
“Mos spekulo se do të nxjerr jashtë”/ Replika mes Kujtim Gjuzit dhe Gramoz Ruçit: Nuk jam i dashuri yt

Një “përplasje” ka ndodhur mes kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit të opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, në nisje të seancës së sotme në Kuvend.

11:29
Filipine, humb jetën foshnja njëmuajshe nga koronavirus

Është shënuar një tjetër tragjedi, një fëmijë vetëm 29-ditëshe ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, në Filipine.

11:26
Gjonaj: Ndryshimet në Kodin Penal për të mbrojtur jetën e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në fjalën e saj në Kuvend vlerësoi masat e marra nga qeveria në luftë me COVID 19 dhe tha se po ashtu edhe ndryshimet në Kodin Penal i shërbejnë këtyre masave.

11:07
Rudina Hajdari: Rama po kërcënon qytetarët me burgosje, në një javë ka përmendur 674 herë fjalën ‘burg’

Deputetja opozitare, Rudina Hajdari, në fjalën e saj në Kuvend tha se është kundër nismës së mazhorancës për ndryshime në Kodin Penal për të dënuar me burg të gjithë shkelësit e masave kundër koronavirusit, që përhapin me qëllim virusin.

11:05
Mos i humbisni! Pamje fantastike nga mali i Çikës

Në këtë kohë të pazakontë pandemie, nevoja e kontaktit me natyrën ndjehet më shumë se kurdoherë tjetër.

11:04
Hungaria dëbon 14 iranianë, shkelën rregullat e karantinës

Hungaria ka thënë se do të dëbojë 14 studentë iranianë më 16 prill, për shkak të shkeljes së rregullave të karantinës, pas përhapjes së koronavirusit.

11:00
Karius: Edhe dy vite pas finales, vijoj të marr kërcënime me jetë

Dy vite më parë bënte gafa të tmerrshme në portën e Liverpoolit dhe pësonte dy gola të papranueshëm, që i kushtuan “The reds” humbjen 3-1 përballë realit të Madridit në finale e Ligës së kampionëve.

10:56
Australi/ Shkencëtarët zbulojnë grabitqarin më të gjatë në botë

Shkencëtarët që eksplorojnë detin e thellë në brigjet e Australisë kanë zbuluar kafshën më të gjatë që është parë ndonjëherë – një siphonophore me një gjatësi prej 46 metra.

10:55
Ndryshimet në Kodin Penal/ Meta letër Ruçit e Ramës: Dispozitat e reja të jenë të qarta, për të mos cenuar parimin e sigurisë juridike

Presidenti Ilir Meta i ka dërduar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit dhe për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama sa i përket ndryshimeve në Kodin penal.

10:50
Preket edhe Mallakastra/ Rasti i parë një infermiere, dezinfektohet qendra shëndetësore

Është konstatuar rasti i parë me Covid-19 në Mallakastër.

10:42
“Do forcohet edhe më shumë në të ardhmen”/ Meta mbretëreshës Margrethe II: Marrëdhënia Shqipëri-Danimarkë, miqësore dhe e qëndrueshme

Në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta ka uruar Mbretëreshën e Danimarkës, Margrethe II, me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes së saj.

10:42
Manastirliu nga Kuvendi: Kemi 518 persona të prekur me koronavirus

“Kemi 518 persona të prekur me koronavirus”, kështu njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend.

10:38
Nisin debatet në Kuvend/ Ralf Gjoni: Keqpërdorët një zonjë të nderuar, nga më të urtat e korrekte. Ruçi: Me neveri…

Kanë nisur debatet e para në Kuvend ku deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka kërkuar nga shumica dhe kreu i Kuvendit të tërheqin nga kjo seancë amendimet në Kodin Penal, për thyerësit e karantinës.

10:33
Rritet bilanci në Malin e Zi, shkon në 290 numri i të infektuarve me Covid-19

Mali i Zi ka konfirmuar 2 raste të reja të infektimit me koronavirusin e ri COVID-19.

10:31
Kosovë/ 63 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë.

10:15
Nis seanca parlamentare/ Ruçi: Jemi në kushte lufte. Prioritet shëndetësia

Ka nisur senaca parlamentare gati një muaj pas shpërthimit të pandemisë së covid-19 në vend.

10:08
Shefja e FMN-së bën thirrje për zgjatje të bisedimeve tregtare pas Brexitit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nuk duhet “të shtojnë paqartësitë” duke refuzuar që të shtyjnë periudhën e negociimit të marrëveshjes për tregti pas Brexitit, ka sugjeruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.

10:03
Situatë e pazakontë! Danimarka rikthen fëmijët në shkollë, pamje nga rregullat e reja

Danimarka ka kthyer sërish fëmijët në shkollë, fill pasi u mor vendimi për lehtësimin e kufizimeve nga koronavirusi duke u bërë kështu i pari vend në Evropë që rihap shkollat.

10:02
Partia në pushtet fiton zgjedhjet në Korenë Jugore

Partia e presidentit jugkorean, Moon Jae-in ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, pasi votuesit kanë përkrahur përgjigjjen e qeverisë kundër pandemisë me koronavirus.

09:56
Rama njofton: Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit, ja çmimet

Kryeministri Edi Rama njofton në facebook se sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

09:45
Video/ Me armë zjarri me vete dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar u kap nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

09:41
G20 miraton pezullimin e borxhit për vendet e varfra mes COVID-19

Përballë pandemisë së koronavirusit, zyrtarët e financave nga ekonomitë e G20 ranë dakord të mërkurën të mbështesin një pezullim të kufizuar me afat të pagesave të shërbimit të borxhit për vendet më të varfra që kërkojnë përjashtim.

09:34
Fier/ Tjetër vatër me CoVid-19, konfirmohen tre raste të reja

Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Fier.

09:31
204 vdekje brenda 24 orëve! Rritet bilanci në Brazil, mbi 25 mijë të prekur me Covid-19

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 204 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

09:26
Një tërmet 5,8 ballë godet Indonezinë

Provinca indoneziane Maluku Verior është goditur nga një tërmet me fuqi prej 5,8 ballë.

09:22
Epidemiologu: Mbretëria e Bashkuar të mbajë distancimin shoqëror deri sa vaksina të jetë e disponueshme

Britania ndoshta do të duhet të mbajë njëfarë distancimi shoqëror derisa të vihet në dispozicion një vaksinë për koronavirusin, tha të enjten Neil Ferguson, një profesor që ka ndihmuar në përpjekjet e qeverisë ndaj pandemisë.

09:08
Koronavirusi përhapet në aeroplanmbajtësin francez, rreth 700 të infektuar

Gati 700 marinarë të caktuar për grupin detar të transportuesit francez Charles de Gaulle kanë testuar pozitive për koronavirusin, tha të mërkurën ministria e mbrojtjes.

08:52
Itali/ Shkatërrohet banda midis Pordenone dhe Venecia: 14 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

Karabinierët e Pordenone në Itali kanë shkatërruar një bandë të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikim dhe tregtim droge midis Pordenone dhe Venecia.

08:41
Edhe Franca kritikon OBSH-në: Nuk ka arritur ta menaxhojë krizën e CoVid-19

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka arritur ta menaxhojë mjaftueshëm krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

08:22
Pas një muaji mblidhet sot Kuvendi/ Deputetët me maska, doreza e dezinfektantë dhe distancë 1.5 m, në 2 orë votohen 22 nisma ligjore

Me vetëm dy orë në dispozicion, deputetë të pajisur me doreza, maska e dezinfektantë dhe me një distancë prej 1.5 metrash nga njëri tjetri në parlament do të diskutojnë 24 çështje.

08:12
Trump i sigurt: Virusi ka kaluar pikun në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “kaluar pikun” e rasteve të reja me koronavirusin e ri dhe se parashihet që disa shtete të rihapen këtë muaj.

08:08
Plani për rihapjen e Gjermanisë/ Paralajmërimi i Merkel pas vendimit me kryeministrat e landeve. Çfarë nuk do lejohet

Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord që kufizimet për shkak të krizës së Coronës të vazhdojnë deri më 3 maj. Shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj.

07:51
Veterani i Luftës së dytë Botërore grumbullon 12 milion paund për bamirësi

Një 99 vjeçar, veteran luftë në Mbretërinë e Bashkuar i cili po bën 100 xhiro në kopshtin e tij përpara se të bëjë 100 vjeç, ka arritur të grumbullojë 12 milion paund(15 milion dollarë) për bamirësi.

07:34
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

07:27
Rekordi i zi/ 2600 të vdekur për 24 orë në SHBA nga Covid-19, Trump kërkon hapjen e vendit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër rekord të zi. Afërsisht 2600 të vdekur janë shënuar gjatë 24 orëve, kjo shifra më e lartë e arritur brenda 24 orëve në të gjithë botën.

06:53
U votua me maska, Moon Jae-in fiton zgjedhjet në Korenë e Jugut

Partia e presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka marrë një fitore deçizive në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje në Korenë e Jugut.

06:40
Pija shëruese e tokës/ Hithra, mollë dhe spinaq

Hithra është një nga barishtet më të pasura me vlera në botë. Konsumi i saj rekomandohet për pastrimin e organizmit, kundër alergjive, për shëndetin e kockave dhe rikthimin e energjisë në organizëm. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hithra është një burim i shkëlqyer i kalçiumit, manganit, magnezit, vitaminës K dhe proteinës. Falë këtyre përbërësve, hithra rekomandohet për forcimin e kockave, thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.

06:25
Kurat me ushqimet më të mira për tensionin e ulët

Tensioni i ulët i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipotensioni është një gjendje shëndetësore në të cilën presioni i gjakut në trup është aq i ulët sa shkakton marramendje, lodhje dhe këputje, gjendje të fikti, vështirësi në frymëmarrje, shikim të paqartë, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës etj. Krahas konsultës mjekësore që patjetër është hapi kryesor që duhet të ndërmerrni në rastet e problemeve akute me tensionin e ulët, ka disa mënyra krejt natyrale përmes ushqimit të cilat ndikojnë menjëherë në mbajtjen e presionit të gjakut të balancuar. Këto kura të thjeshta por të fuqishme në efekte lehtësojnë dukshëm komplikacionet shëndetësore që shkakton tensioni i ulët në gjak.

06:10
Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh. Më poshtë listohen të gjitha vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes.

05:54
BE: Dalja nga kriza e Coronës duhet koordinuar mes vendeve anëtare

Duhen hapa të vegjël për daljen nga kriza e Coronës dhe të koordinuar, rekomandon Komisioni Europian. Plane konkrete ai nuk ka, por shumë ide të mira.

05:40
Google prezanton “fondin e ndihmës për gazetari”

Kompania Google ka njoftuar të mërkurën se do të ndajë një fond emergjent për t’iu ndihmuar mediave lokale për të vazhduar punën e tyre në kohën e pandemisë me koronavirus. Gjiganti i internetit nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë fond, mirëpo ka thënë se do të ofrojë grante nga “disa mijëra dollarë” deri në “dhjetëra mijëra dollarë për mediumet më të mëdha”.

05:25
Poloni: Protestuesit sfidojnë izolimin për të kundërshtuar propozimet për abortin

Protestuesit në Poloni kanë sfiduar izolimin për shkak të koronavirusit, për të kundërshtuar një propozim që do të mund të ndalonte plotësisht abortin. Grumbullimet në publik janë ndaluar, mirëpo në disa fotografi në rrugët e Varshavës dhe Poznanit, protestuesit janë parë duke qëndruar dy metra larg njëri-tjetrit.

05:11
New York, situata drejt normalizimit

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka thënë se ndonëse ky shtet ende është duke u përballur me virusin, banorët kanë treguar “se mund ta ndryshojnë lakoren”. Numri total i pacientëve të shtrirë dhe vdekjeve është duke rënë.

04:48
Belgjikë, shtyhen deri me datë 3 maj masat parandaluese të përhapjes së Covid-19

Në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, Belgjika ka marrë një vendim që të shtyhen masat e kontrollit në fuqi.

04:26
Zyrtarët e SHBA: Disa shtete mund të jenë gati të hapen

Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga koronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga Presidenti Donald Trump. “Janë një numër distriktesh në SHBA që nuk kanë patur koronavirus pavarësisht testimeve,” tha Robert Redfield në një intervistë për programin “Good Morning America” të televizionit ABC.

03:57
Firma e Presidentit Trump në çekun e ndihmës ekonomike

Departamenti amerikan i Thesarit ka urdhëruar që nënshkrimi i Presidentit Donald Trump të shfaqet në çeqet që u dërgohen dhjetëra miliona amerikanëve, si pjesë e përpjekjes së qeverisë për të nxitur ekonominë e vendit përballë pandemisë së koronavirusit. Normalisht, kur qeveria amerikane ka dërguar çeqe rutinë të asistencës mujore ose shuma të rastësishme stimuli financiar në vitet e kaluara, ato janë nënshkruar nga një shërbyes civil nga agjensia që i lëshon ato.

03:28
Sen. Warren mbështet ish-rivalin Biden, në garën presidenciale

Senatorja Elizabeth Warren dhe mbështetjen për ish-nënpresidentin Joe Biden të mërkurën, duke u bërë ish-rivalja e fundit e tij në garën mes demokratëve që e mbështet atë zyrtarisht. “Ai di se një qeveri e drejtuar me integritet, kompetencë dhe zemër do të shpëtojë jetë. Nuk mund të lejojmë që Donald Trump të vazhdojë të rrezikojë jetën dhe jetesën e çdo amerikani”, shtoi ajo në Twitter.

02:59
Mbi 2 milionë të prekur, OBSH: Kujdes me zbutjen e masave të izolimit

Rastet e koronavirusit, në nivel global, kanë kapërcyer shifrën 2 milionë sipas të dhënave të universitetit John Hopkins.. Më shumë se gjysma e tyre, pra mbi një milionë, janë regjistruar në Evropë. Por, numri i vërtetë i rasteve do të jetë shumë më i lartë pasi niveli i testimeve në shtete të veçanta, ndryshon.

02:35
Pesë të arrestuar në Gjermani për planifikim sulmesh kundër bazave amerikane

Prokurorët gjermanë njoftuan të mërkurën për arrestimin e katër pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik, të akuzuar për planifikim sulmesh kundër bazave ushtarake amerikane në Gjermani.

02:03
Amerikanët marrin çeqet ndërsa barra financiare rritet

Ndihma në para e qeverisë federale ka nisur të mbërrijë në llogaritë bankare të amerikanëve në një kohë kur problemet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi po grumbullohen gjithnjë e më shumë. Me mbylljen e shumë fabrikave, prodhimi industrial amerikan është tkurrur gjatë muajit mars, duke regjistruar rënien më të madhe që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

01:42
Këshilli i Sigurisë për Covid-19/ Fokusi te tejkalimi i pandemisë me sa më pak pasoja

Masat për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, zhvillimi i procesit arsimor si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ishin në qendër të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga presidenti Meta.

01:19
Pse u shkarkua prefekti dhe si paraqitet situata në Shkodër? Ja si përgjigjet në Open ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli në Open në Top Channel për masat që priten të forcohen së shpejti. Lleshaj u ndal edhe tek situata në Shkodër.

00:42
“Mos respektimi i masave rrezikon jetën e tjetrit”- Lleshaj flet në Open për forcimin e masave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për masat të cilat do të forcohen gjatë hapjes graduale. Lleshaj tha se në Shqipëri mungon rregullimi ligjor në kohë pandemie.

00:02
“Presim uljen e kurbës”, mjeku shqiptar tregon në Open situatën e pandemisë në SHBA

Në Open në Top Channel me anë të një lidhje direkte foli Mario Ademi, një mjek shqiptar në Chikago i cili tregoi situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.