Më shumë se 21 milion amerikanë kanë humbur punën e tyre në katër javët e kaluara, tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Departamentit i Punës.

Sipas shifrave të publikuara së fundmi, pretendohet se papunësia ka arritur në 5.25 milionë në javën që lam pas.

Pjesa më e madhe e popullsisë amerikane është nën izolim për shkak të pandemisë botërore të koronavirusit, duke e çuar kështu ekonominë amerikane në një ndalesë virtuale dhe duke detyruar bizneset e mëdha dhe të vogla për të hequr nga puna punonjësit.

Ka parashikime se niveli i papunësisë mund të arrijë në 20% këtë muaj, transmeton BBC.

SHBA numëron 644,417 raste të konfirmuara të virusit, dhe 28,559 viktima, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Top Channel