Është rritur bilanci i viktimave në Spanjë, ku janë shënuar 551 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje.

Numri total i vdekjeve ka shkuar në 19.318 persona në Spanjë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Numërohen 2.157 raste të reja me të infektuar me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 182.816.

Lajm i mirë është numri i personave të shëruar nga koronavirusi, 3944 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 74.797 numrin total të të sheruarve.

SHBA numëron numrin më të lartë të të infektuarve në botë, 644.348 persona. Pas saj vjen Spanja me 182.816 persona dhe Italia me 165.155 të prekur me Covid -19.

Top Channel