Përmes një akti të ri normative qeveria i bën disa ndryshime Buxhetit të vitit 2020, në zërin “Shpenzimet e buxhetit të shteti”.

Këto ndryshime lidhen me Shpenzimet e buxhetit qendror, Fondit rezervë prej 16 200 milionë lekë si dhe Kontingjencës për risqet e borxhit 4 000 milionë lekë.

Pika dy e aktit normativ lidhet me ndryshimet që pëson, Fondi rezervë i buxhetit prej 16 200 milionë lekësh.

Kjo shumë do të përdoret për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme; kontingjencë për paketën sociale antiCovid-19 si dhe për emergjenca të tjera në kuadër të masave antiCovid 19.

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 000 milionë lekësh sipas këtij akti normative, përdoret nga ministri përgjegjës për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Në nenin tre të këtij akti normative është sanksionuar se : “Fondi rezervë nga totali i transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme përdoret nga ministria përgjegjëse për financat,

Përjashtimisht për vitin 2020, kritereve të shpërndarjes së fondit rezervë i shtohen edhe shpenzimet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Top Channel