Drama pushton Hamburgun në ndeshjen e radhës së Nations League. Greqia befasoi Gjermaninë e Jurgen Klopp duke e mundur me rezultatin 1-0 ku heroi i ndeshjes për helenët u bë Kourbelis autori i golit, por pati kontributin e tij në këtë fitore edhe portieri Tzolakis.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0  me një Gjermani që nuk ishte shumë bindëse në fushën e lojës. Në fakt, momentin e parë të rrezikshëm e pati Greqia me Karetsas me nje gjuajtje nga larg, më pas skuadra helene nuk u pa më në sulm. Gjermania nga ana e saj dominoi në qarkullimin e topit, por momentet më të rrezikshme i krijoi me Adeyemin, i cili fillimisht e dërgoi topin mbi tramversën e portës greke, dhe më pas, pas një shpërthimi spektakolar u ndal nga portieri Tzolakis.

Pjesa e dytë nisi me Gjermaninë në sulm që iu afrua golit me Conte’, por portieri Tzolakis shpëtoi portën e tij. Por në minutën e 73, skuadra greke i ngriu të gjithë në Hamburg teksa zhbllokoi rezultatin duke shëniuar golin e avantazhit 1-0 me Kourbelis. Në minutën e 80 Gnabry iu afrua golit por Tzolakis u shndërrua në heroin e grekëve teksa e ndali dhe atë. Në fund rezultati mbeti 1-0 për skuadrën greke që mori fitoren e dytë në Nations League duke marrë kështu kreun e Grupit A2.

Top Channel