Që kur India u bllokua për shkak të koronavirusit, 57 familjeve në fshatin kodrinor Vijayawada, iu ndalua të zbrisnin poshtë, as për te blerë sende të domosdoshme si ushqime apo ilaçe.

“Na kanë izoluar këtu si të burgosur”, thotë për CNN një banore e tij, Polamma, e cila është në muajin e fundit të shtatzanisë. Arsyeja është se këta njerëz i përkasin komunitetit Yanadi, që përgjithësisht punojnë në fushat e grumbullimit të mbeturinave apo si pastrues.

Koronavirusit e ka kthyer me forcë kontrastin e thellë mes të pasurve e të varfërve në shoqërinë indiane. Sistemi i “kastave” në vend u përmbys zyrtarisht në 1950-tën, por hierarkia sociale 2000 vjecare, e cila u imponohet njerëzve atje që në lindje, vazhdon të ekzistojë në shumë aspekte të jetës. Miliona vetë në India grupohen sipas kastave në kushtetutën vendase, e Dalit hyjnë tek ajo me e ulëta. Ata dikur quheshin “ të paprekshmit”, por tani, për shkak të punëve të rëndomta që bëjnë janë tejet të ekspozuar ndaj koronavirusit.

Qeveria i konsideron punët e tyre në pastrim si thelbësore, por “ të paprekshmit” , që të tillë kanë vetëm emrin, ankohen se nuk u janë dhënë veshje apo mjete mbrojtëse kundër epidemisë. Kur gripi spanjoll goditi Indinë në 1918-tën, kastat përcaktonin se kush përfitonte kujdes shëndetësor, e kush lihej të vdiste. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, vendosi ta zgjasë së fundi izolimin e vendit deri në 3 maj, në një kohë kur karantina duhet të kishte mbaruar në 15 prill.

Top Channel