Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot në parlament se ndryshimet në Kodin Penal, duhen miratuar dhe secili që shkakton pasoja të rënda me papërgjegjshmërinë për zbatimin e rregullave të vendosura duhet ta paguajë me ndëshkim të rëndë.

“Mbështes fuqimisht ndryshimet në Kodin penal, sepse mungojnë dispozita që rregullojnë situatën në këtë kohë pandemie. Jemi në një situatë ku gjendja është në një nivel inkurajues, dhe presim lehtësimin e masave por gjë që ka rrisk, sepse mund të rrëzohen investimet e deritanishme. Në harkun e 40 ditëve shqiptarët kanë sakrifikuar shumë, prandaj ndryshimet janë pikërisht për ndalimin në kthimin e pikës zero.

Devijimet përjashtimore duhet të shoqërohen me sanksione, në thelb ndryshimet dhe dispozita ndjekin logjikë që lidh shkeljet me pasojat.
Kjo dramë erdhi nga një rast i vetëm dhe nuk mund të luajmë me zjarrin kur jemi në një fazë inkurajuese. Të parandalojmë humbjen e jeteve për shkak të papërgjegjshmërisë, ky është thelbi i ndryshimit. Sepse ai që shkakton vdekje duhet të paguajë për këtë”, tha Lleshaj.

Top Channel