204 vdekje brenda 24 orëve! Rritet bilanci në Brazil, mbi 25 mijë të prekur me Covid-19

16/04/2020 09:31

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 204 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se për shkak të koronavirusit numri i të vdekurve në vend, me 204 vdekje të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 1.736 ndërsa numri i rasteve, duke llogaritur 3.058 të reja ka shkuar në 25.262.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.

Top Channel