Përgjigjet specialistja e ISHP-së, Silva Bino: A ka të burgosur me COVID-19 në Shqipëri?

16/04/2020 13:47

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë të burgosur me Covid-19 në burgjet shqiptare.

E pyetur nëse ka rezultuar ndonjë person pozitiv me Covid-19 në burgun e Recit, Bino u përgjigj:

“Nuk ka asnjë të burgosur me Covid-19, në asnjë prej burgjeve të vendit tonë. Sa i takon personelit në burgje. Kemi patur të infektuar, sic e kemi raportuar më parë dhe ky numër nuk ka ndryshuar.”

Në lidhje me tamponët, Bino deklaroi:

“Kemi patur tampone që në fillim, po edhe kite reagent për testin molekular për këtë virus, pasi jemi përgatitur që kur filloi historia me këtë virus në Kinë. Dhe më pas janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.”

Cilat janë vatrat e nxehta në Tiranë, dhe a ka të infektuar në fshatrat e Tiranës?

“Nuk mund të flas për vatra të nxehta, kemi kryesisht shpërthime familjare. Po, ka patur edhe në fshatra të Tiranës, po jo një numër i lartë rastesh.”

Top Channel