Mali i Zi ka konfirmuar 2 raste të reja të infektimit me koronavirusin e ri COVID-19.

Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë njoftuar se janë kryer 86 teste të koronavirusit, 2 prej të cilave kanë qenë pozitive.

“Të dy rastet janë nga Ulqini dhe kanë qenë në kontakt me rastet e mëparshme pozitive”, njoftojnë nga instituti.

Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 290 të infektuar me koronavirusin e ri.

Top Channel